2008-06-25 19:17:31

Lidhja Botërore e Islamit organizon Konferencën me të krishterët e hebrejtë.


(25.08.2008 RV)Nga 16 deri më 18 korrik, Lidhja myslimane botërore, me seli në Mekë, do të organizojë në Madrid, një Konferencë ndërkombëtare kushtuar dialogut ndërfetar ndërmjet myslimanëve, të krishterëve e hebrejve. Njoftimin e jep gazeta vatikanase ‘L’Osservatore Romano’ mbi bazën e lajmit të dhënë nga sekretari i përgjithshëm i Lidhjes, Abdallah-Mohsen Al-Turki. “Kjo tregon – sqaron gazeta vatikanase - se është pranuar thirrja e përsëritur disa herë, e përherë të fundit gjatë Konferencës islamike ndërkombëtare në Mekë, nga Abdallah bin Abdulaziz Al Saud, mbreti i Arabisë Saudite e rojtar i dy xhamive të shenjta. Mbreti saudit kërkoi të shfrytëzohen të gjitha rastet për takime, në mënyrë që të përmirësohet figura e fesë myslimane, dëmtuar nga akuzat e terrorizmit pas atentateve tragjike të 11 shtatorit 2001. Ulematë e pranishëm në Konferencë e mbështetën këtë thirrje dhe – gjithnjë sipas njoftimit të ‘L’Osservatore Romano’- propozuan të krijohet një qendër, që të punojë për dialogun ndërmjet feve të ndryshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.