2008-06-25 19:17:17

E vërteta dhe liria, protagoniste në takimin e Qendrës ‘Oazis’ në Aman të Jordanisë. Reflektim i kardinalit Angjelo Skola.


(25.06.2008 RV)RealAudioMP3 “Është urgjente të krijohet një hapësirë për dialog të sinqertë e të lirë, edhe kur duhet folur për etikën dhe lirinë”. Këtë pohoi imzot Paul Hindler, vikar apostolik i Arabisë, gjatë takimit të Komitetit shkencor të Qendrës ndërkombëtare të studimeve ‘Oazis’, që përfundoi dje në Aman të Jordanisë. Gjatë takimit, në të cilin morën pjesë përfaqësues të vendeve dhe të zonave të ndryshme kulturore të botës, u fol kryesisht për lirinë fetare. Për rëndësinë e këtij takimi, në mikrofonin tonë, patriku i Venedikut, Angjelo Skola:

Përgjigje: - Përballuam menjëherë temën e vështirë të lirisë fetare, në kuptimin më të gjërë të fjalës, si na e kujtoi kohët e fundit Benediktit XVI, jo thjeshtë si liri kulti, por si liri për shprehjen e bindjeve fetare, e cila arrin deri në lirinë për t’u kthyer në një fe tjetër. U përqëndruam në këto aspekte, që shprehin lidhjen e ngushtë vërtetësi-liri, posaçërisht në dialogun me Islamin.

Pyetje: - Cila janë pikat e përbashkëta për një horizont të ri dialogu më të vërtetë e më konkret, siç e nënvizuat ju vetë?

Përgjigje: - Rruga që lidhet me tematikat e lirisë fetare dhe të lirisë së ndërrimit të fesë është sigurisht shumë e largët e shumë e vështirë në Lindje, në vendet me shumicë myslimane, sepse shpesh mungojnë kushtet objektive për lirinë e pranimit të një feje tjetër, mungon liria e shprehjes së identitetit fetar. Në Perëndim ky problem shpesh herë konceptohet në mënyrë tepër abstrakte. Një nga cilësitë më të bukura të komitetit shkencor ‘Oazis’, është gërshetimi i dëgjimit me dëshmitë e bashkësive tona të krishtera në vendet islamike dhe përpjekja, akoma në fasha, për të reflektuar mbi këto dëshmi e mbi tema delikate si prozelitizmi, e drejta për lirinë e opinionit dhe drejta për lirinë e fjalës.







All the contents on this site are copyrighted ©.