2008-06-25 19:17:48

Dje u bekua një Kishë e re në Ars-Miliska, në dioqezin e Sapës.


(25.06.2008 RV)Dje, në fshatin e largët malor, Ars Miliska të rrethit të Pukës, u bekua një Kishë e re. Kisha universale kremtonte festën e lindjes së Shën Gjon Pagëzusit e Shenjtit që i përgatiti udhën Krishtit iu kushtua edhe Kisha e re, e bekuar nga ipeshkvi i dioqezës së Sapës, imzot Lucian Avgustini, që po i kalon këto ditë të stinës së ngrohtë nëpër rrugët më të vështira të dioqezës së tij, në vende me emra të panjohur për shumkënd. Shërbim i bashkëpunëtores sonë, Violeta Marashi:RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.