2008-06-24 16:33:11

Anton Çefa: ‘Shnjoni’


(24.06.2008 RV)Si çdo vjetë
Shnjoni i ndezi flakadajt
Dhe valles ia dogji hapin.

Deri në ag të ditës
Përzhiten kambët e shpirtnat.

Kristianizmi pagzoi me emen të ri
Zakonin e vjetër
E arbërit mbeten arbër.

Zjarre të fikuna dikur
Ndezen rishtas në gjokse e të rijve
Ditën e Shnjonit.

 
Poezia i këndon traditës së lashtë shqiptare për të ndezur flakadaj natën e festës së Shën Gjonit, simbol i vazhdimësisë së jetës.







All the contents on this site are copyrighted ©.