2008-06-24 16:31:53

500 mijë të rinj priten në Sidnei për DBR.


(24.06.2008 RV)Në Meshën përfundimtare të Ditës Botërore të Rinisë, më 20 korrikun e ardhshëm, në Sidnei pritet të jenë të pranishëm 500 mijë të rinj. Këtë njoftim e jep drejtori operativ i DBR-së, Deni Kasei. Patëm parashikuar – i shpjegon Agjensisë Sir - se do të kishim rreth 125 mijë shtegtarë të huaj e 100 mijë australianë. Të huajtë janë regjistruar me kohë, që të mund të përgatiten mirë shpirtërisht për shtegtimin e gjatë, i cili i sjell këtu, në takimin me Atin e Shenjtë. Mendonim se australianët do të regjistroheshin vonë, ndërsa po vërejmë një rritje të vazhdueshme të numrit të të rinjve, që shtojnë radhët në listat e pjesëmarrësve. Na mbush me shpresë entuziazmi, që ndjehet fort në atmosferën e Australisë. Entuziazëm rinor, ngjitës… Tri javë para ngjarjes së madhe - sipas Kaseit – është kapërcyer numri 225 mijë i të regjistruarve. 40 avionë do të fluturojnë drejt Sidneit, që do të përmbytet nga vërshimi i mijëra të rinjve.







All the contents on this site are copyrighted ©.