Papa falënderon Kardinalin Ruini në 25-vjetorin e shugurimit ipeshkvnor
(23.06.2003 RV)“Besnik shembullor ndaj motos së tij: ‘E vërteta na bën të lirë”.
Këtë thekson Papa në mesazhin dërguar kardinalit vikar, Kamillo Ruini, i cili dje
kryesoi Meshën Shenjte në bazilikën lateranense me rastin e 25-vjetorit të shugurimit
të tij ipeshkvnor. Vikar i Papës që më 1991 e Kryetar i Konferencës Ipeshkvore Italiane
deri vitin e kaluar, kardinali Ruini gjatë homelisë, i shprehu pasardhësit të Shën
Pjetrit mirënjohjen e tij të thellë dhe i nxiti ipeshkvijtë të japin dëshmi të gjalla
të besimit në Krishtin.