2008-06-23 17:57:20

Misteri i Eukaristisë, në qendër të videomesazhit të Papës drejtuar të rinjve, mbledhur në Kebek të Kanadasë për Kongresin eukaristik ndërkombëtar.


(23.06.2008 RV)Eukaristia është takim dashurie me Zotin, i cili e shndërron jetën tonë. Në Misterin eukaristik mund të zbulojmë dashurinë e pafundme që ka Hyji për ne dhe të marrin forcë për ta ndërtuar jetën tonë sipas mësimeve të Tij. Prandaj duhet theksuar se ‘Eukaristia është dhuratë për botën”’, ndërsa:
“Jesus est le modèle du don total de soi…
“Jezusi është model i dhurimit të plotë të vetvetes e na tregon rrugën në të cilën duhet të ecim në gjurmët e Tij, duke na ftuar të bashkohemi, për të ndërtuar Kishën”.
Këtë reflektim u besoi Papa të rinjve, të mbledhur në Kuebek të Kanadasë për Kongresin e 49-të eukaristik ndërkombëtar. Në një videomesazh, transmetuar të shtunën e kaluar, gjatë Natës së lutjes, Papa ripohoi se Eukaristia është në qendër të jetës së çdo të krishteri dhe i porositi të rinjtë katolikë t’ua dëshmojnë bashkëmoshtarëve bukurinë e mesazhit ungjillor.
“N’ayez pas peur d’annoncer le Christ aux jeunes…
Mos kini frikë t’ua kumtoni Krishtin bashkëmoshtarëve; dëshmoni se Zoti nuk është pengesë për jetën tuaj, për lirinë tuaj, por përkundrazi, është Ai që të dhuron jetën e të bën të lirë, për të luftuar kundër së keqes e për ta bërë jetën të bukur e të lumtur”.
Kongresi u mbyll dje me Meshën ‘Statio Orbis’. Benedikti XVI mbajti homelinë duke u lidhur drejtpërdrejtë me rrugë satelitare nga Vatikani.







All the contents on this site are copyrighted ©.