Me kremtimin e Eukaristisë në katedralen e Minskut, përfundoi vizita e kardinalit
Bertone në Bjellorusi
(23.06.2008 RV)Përfundoi dje pasdite vizita e kardinalit Tarçizio Bertone në
Bjellorusi. Sekretari i Shtetit të Shenjtërisë së Tij u përshëndet dje me Kishën bjelloruse,
duke kryesuar Meshën Shenjte në katedralen e Minskut. Pasdite, gjithnjë në Minsk,
kardinali Bertone u takua me të rinjtë bjellorusë, menjëherë pasi bekoi gurin e parë
të Kishës kushtuar Shën Gjon Pagëzuesit. Mbrëmë u kthye në Romë, duke përfunduar me
sukses të plotë vizitën pesëditore në vendin ish-sovjetik.