2008-06-23 17:58:28

Dje në Liban u shpall i Lum Abuna Jakub, dëshmitar i dashurisë së krishterë në botën arabe.


(23.06.2008 RV)Dje, në Liban, u shpall i Lum rregulltari kapuçin libanez, Abuna Jakub Jak Gazir Hadad, themelues i Kongregatës së Motrave Françeskane të Kryqit të Libanit, vdekur në vitin 1954, në moshën 79 vjeçare.
Kremtimin në Sheshin e Martirëve të kryeqytetit libanez, e kryesoi, në emër të Papës, kardinali Zhozè Saraiva Martins, prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve. Kujtojmë se të enjten e kaluar, duke u takuar me pjesëmarrësit në asamblenë e ROAKO-s, Benedikti XVI nënvizoi se i Lumi i ri e kaloi gjithë jetën pranë të varfërve e të sëmurëve dhe e dëshmoi thellësisht dashurinë ungjillore në botën arabe, ndërmjet një popullsie të përbërë prej katolikësh, drusësh e myslimanësh e në rrethana jashtëzakonisht të shqeta, duke vënë në jetë fuqimisht ekumenizmin.







All the contents on this site are copyrighted ©.