2008-06-21 16:12:42

Eukaristia, dhuratë e Zotit për jetën e botës” tema e Kongresit të 49-të Eukaristik Ndërkombëtar, mbajtur në Kebek të Kanadasë


(22.06.2008 RV)RealAudioMP3 Reflektim i drejtorit tonë të përgjithshëm, atë Federiko Lombardi, pas Kongresit Ndërkombëtar Eukaristik, që u zhvillua javës që kaloi në Kebek të Kanadasë
“Eukaristia, dhuratë e Zotit për jetën e botës” është tema e Kongresit të 49-të Eukaristik Ndërkombëtar, mbajtur këtyre ditëve në Kebek, në qytetin historik frankofon të Kanadasë, që kremton këtë vit 400 vjetorin e themelimit e pra edhe të ungjillëzimit të Amerikës veriore. Kongresi është pikëmbërritja e një rruge të gjatë përgatitjeje shpirtërore, simboli i së cilës ishte “Arka e Besëlidhjes së Re”, bekuar nga Papa dy vjet më parë dhe çuar në shtegtim përmes vendeve të shumta të Kanadasë. “Kongreset eukaristike – i thoshte Benedikti XVI Komitetit për Kongreset – janë gjithnjë burim përtëritje shpirtërore, rast për ta bërë të njohur më mirë Eukaristinë e Shenjtë, e cila është thesari më i çmuar që na ka lënë Jezusi; janë edhe inkurajim për Kishën që ta përhapë në çdo fushë të shoqërisë dhe ta dëshmojë pa hezitim, dashurinë e Krishtit”. Gjon Pali II pati marrë pjesë përmes lidhjes televizive në përfundimin e Kongresit të mëparshëm në Guadalahara; kështu bëri edhe Benedikti XVI këtë vit në Kebek. Eukaristia është me të vërtetë qendra e jetës së Kishës. Nga fundi i papnisë së tij, Gjon Pali II e pati vënë në dukje me këmbëngulje: përmes enciklikës së tij të fundit, përmes Vitit të Eukaristisë, përmes Sinodit të ipeshkvijve. Duhet të jemi të vetëdijshëm se jeta e krishterë varet katërcipërisht nga burimi i Eukaristisë: çdo ditë, në veçanti, çdo të dielë. Siç thoshin martirët e lashtë, të cilëve nuk u lejohej (Eukaristia): “Pa kremtimin e së dielës nuk mund të jetojmë!”.







All the contents on this site are copyrighted ©.