2008-06-18 15:58:37

Nisma kushtuar 50 vjetorit te vdekjes se Papes Piut XII


(18.6.2008 RV)Kisha universale po përgatitet për përkujtimin e 50-të vjetorit të vdekjes së Shërbëtorit të Zotit Piut XII, në shekull Eugjenio Paçeli, i cili ndërroi jetë më 9 tetor të vitit 1958. Dy janë nismat e rëndësishme që do të shënojnë këtë përvjetor: një Seminar që organizohet nga Universiteti Papnor i Lateranit dhe ai i Gregorianës nga 6 deri më 8 nëntor të ardhshëm dhe një Ekspozitë fotografike e dokumentare, që do të përgatitet në Vatikan në krahun e Karlit të Madh, në një nga ambientet brenda Bazilikës së Shën Pjetrit. Programi i manifestimeve kremtuese është paraqitur dje në Sallën e shtypit të Selisë së Shenjtë.
Magjisteri i Papës Piut XII është dalluar "si për nga gjerësia e aktualitetit tematik, si dhe për nga thellësia e mendimit teologjik", nënvizoi dje gjatë konferencës për shtyp imzot Walter Brandmyller, president i Komitetit Papnor të Shkencave historike.
"Me qenëse historigrafia shpesh herë i përshkruan dhe interpreton Papët e Papnitë në këndvështrimin politik, pikësynimi jonë është të vëjmë në pah përmasën e vërtetë të shërbimit të shën Pjetrit, do të thotë të shërbimit papnor, i cili për nga natyra nuk mund të jetë tjetër përveç se ai i Bariut të Madh, do të thotë kumtimi i së vërtetës së Ungjillit të Krishtit dhe udhëheqja shpirtërore e Kishës".
Mësimi i Papës Piut XII “ i thellë e largëpamës” – shtoi gjatë konferencës së shtypit Rektori i Universitetit Papnor të Lateranit, imzot Rino Fizikela, gjendet e vërtetohet “në 43 Enciklikat e Papnisë së tij e në fjalimet e shumta, ku Papa Paçeli trajtoi temat më të kontestueshme të epokës”.
“Eshtë një fakt i pakundërshtueshëm: në jetën e Piut XII bashkëderdhen e përmblidhen situata të ndryshme historike me karakter tejët të rëndësishëm. Le të përmendim dy luftërat botërore, genocidin e hebrenjve, pushtimin komunist në kombe të ndryshme të krishtera, “Luftën e Ftohtë”, arritjet e reja në fushën shkencore, inovacionet në disa shkolla teologjike e lista do shkonte tepër gjatë. Deri më sot shumë aspekte janë studiuar e leteratura është para syve të të gjithëve e mund të konsulltohet. Ajo që mbetët, që na duket se për shumë arsye ende ka mbetur e panjohur është ndikimi që Papa Piu XII ka zhvilluar mbi Koncilin e II Kishtar të Vatikanit”.
Për këte – shpjegoi atë Gjanfranko Girlanda, Rektor i Universitetit Papnor të Gregorianës – punimet e Kongresit do të organizohen në mënyrë të “ dialogut” mes teksteve të Papës Piut XII dhe teksteve të Koncilit të II të Vatikanit.
Për sa i përketë Ekspozitës “Piu XII: njeriu e papnia e tij” – doktor Gjovani Morello, president i Fondacionit për të Mirat e Aktivitetët artistike të Kishës – ekspozita do të ndjek udhën biografike të Papës Paçelit përmes imazheve – shumë prej tyre do të ekspozohen për herë të parë – dokumentave, sendeve personale, dhuratave e veshjeve, që e rindërtojnë rininë, formimin në Universitetët Papnore romake, specializimin pranë Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit për karrierën diplomatike, misionin në Munih e në Berlin të Gjermanisë, pastaj kthimin e Paçelit në Vatikan dhe zgjedhja e tij në selinë papnore, deri në vdekje. E këtu imzot Walter Brandmyler shprehu urimin e tij:
Shpresa jonë është që ky përkujtim i një Pape kaq të madh të mund të ofrojë elemente për kërkime të thelluara të mëtejshme, pa paragjykime mbi veprimtarinë e kaluar e sidomos mbi dokumentacionin e ruajtur në Arkiva të Vatikanit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.