Papa emëron imzot Fizikela president të ri të Akademisë Papnore për jetën
(17.6.2008 RV)Papa Benedikti XVI ka
emëruar President të ri të Akademisë Papnore për Jetën imzot Salvatore Fizikela, Rektor
i madh i Universitetit Papnor të Lateranit, deri më tani ipeshkëv ndihmës i Dioqezit
të Romës e kapelan i Monteçitorit. Në të njëjtën kohë Papa e ka ngritur në dinjitetin
e Kryeipeshkvit. Imzot Fizikela merrë vendin e izmot Elio Sgreça, i cili e ka lënë
këtë detyrë për arsye të moshës.