Nga 28 korriku deri më 11 gusht Papa me pushime në Bresanone
(17.06.2008 RV)Ziejnë përgatitjet për pushimet verore të Papës Benedikti XVI,
i cili do të shkojë nga 28 korriku deri më 11 gusht në Seminarin e Madh të Bresanones.
Në program, vetëm dy ngjarje zyrtare: Lutja e Engjëllit të Tënzot më 3 e më 10 gusht.
Ati i Shenjtë shkon në Bresanone për të pushuar, pas Ditëve Botërore të Rinisë, që
do të zhvillohen në Sidnei të Australisë. Lajmi i fundit që ka të bëjë pikërisht me
këto ditë, është se Papa Racinger do të krezmojë 24 besimtarë gjatë Meshës përfundimtare
të takimit të tij me të rinjtë e mbarë botës.