2008-06-17 19:24:39

Ipeshkvijtë e Pakistanit në vizitën ad Limina: dëshmia e kryeipeshkvit të Karaqit, Evarist Pinto


(17.6.2008 RV)Këtyre ditëve në Vatikan po zhvillohet vizita pesë vjeçare ‘ad Limina Apostolorum’ e ipeshkvijve katolikë të Pakistanit. Dje, Papa Benedikti XVI ka pritur në audiencë grupin e parë të prelatëve të Vendit aziatik. Po kujtojmë se 97 për qindë e 167 milionë të pakistanezve i përketë fesë islame. Të krishterët përfaqësojnë 2,5 për qindë të popullsisë. Katolikët janë pak më shumë se një milion.
Kisha e Pakistanit ka një profil të veçantë. “Misioni i Kishës në Pakistan shkon përpara mes vështirësive të shumta të çdo natyre”, mirëpo “ ne po bëjmë atë çka është e mundur e nuk shkurajohemi”, kështu pohoi për agjencinë Fides, kryeipeshkëvi i Lahores, imzot Lawrence Saldanha e president i episkopatit pakistanez.
Formalisht Kushtetua e Republikës islamike e Pakistanit i mbron të drejtat e pakicave fetare. Megjithë këtë, katolikët, në shumë raste, kanë qenë viktima të intolerancës, që është e lidhur me “ligjin e blasfemisë” që ndëshkon me burg të përjetshëm atë person që e përgojonë apo e prozhmon (denigron) Kuranin. Mirëpo duhet thënë se në Pakistan ka edhe zona ku marrëdhëniet ndërmjet të krishterëve e mysulmanëve janë të ndërtuara të mira e në një frymë respekti e bashkëpunimi.
Po kujtojmë se besimtarët katolikë të Pakistanit janë të organizuar në shtatë dioqeze kishtare, për të cilët përkujdesën 169 rregulltarë e 753 motra rregulltare. Një rolë e punë të posaçme e bëjnë besimtarët laikë. Kisha e Pakistanit është e impenjuar në mënyrë të veçantë në fushën sociale e atë shëndetësore, sidomos me anë të 560 instituteve edukative dhe të 128 strukturave tjera si spitale, shtëpi për të moshuar e të braktisur dhe depo ushqimor për të varfër. Po të dëgjojmë kryeipeshkvin e Karaqit, imzot Evarist Pinto në mkrofonin e Radio Vatikanit
“ Kisha nuk ekziston vetëm për ne, sepse ne jetojmë në mesin e të krishterëve e të besimtarëve të feve tjera. Ekziston edhe një dialog i përditshëm mes njerëzve të thjeshtë, që takohen së bashku. Shumë shpesh problemet janë të përbashkëta e ne e ndihmojmë Kishën për të realizuar atë që është pikësynim i përbashkët”.
Imzot Pinto, varfëria është një plagë e botës. Në çfarë mënyre Kisha katolike interesohert për të varfërit, nevojtarët e Vendit tuaj?
“Kisha gjithmonë shqetësohet për të varfërit e i ndihmon të ata. Edhe në takimin tonë të parë të kësaj vizite Ad Limina në Vatikan, që patem me kardinalin Ivan Dias në Vatikan, ishim dakord që ne duhet ë jetojmë si të varfër ndër të varfër. Pra duhet të bëjmë një përparim më të madh në udhën e edukimit e të zhvillimit të Vendit, vetëm kështu të varfërit mund të lirohen nga varfëria”.







All the contents on this site are copyrighted ©.