Topi: kushtetua e kosovës garanton të tashmen dhe të ardhmen e gjithë shtetasve të
saj
(16.06.2008.R.V. nga/ATSH/)- Presidenti i Republikës, Bamir Topi
përshëndeti të dielën hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, duke e cilësuar atë
si një proces të natyrshëm dhe demokratik të kalimit të kompetencave dhe përgjegjësive
të drejtimit të shtetit të Kosovës, autoriteteve lokale të zgjedhura nga shtetasit
e saj. Sipas zyrës së shtypit pranë presidencës, Presidenti Topi e konsideron
ditën e djeshme si një ditë shumë të rëndësishme jo vetëm për Kosovën, por për të
gjithë rajonin dhe fqinjët e saj, duke e kthyer atë në një shtet të barabartë dhe
demokratik ku dokumenti bazë juridik dhe politik i funksionimit të shtetit garanton
të tashmen dhe të ardhmen e të gjithë shtetasve të saj. "Me miratimim e Kushtetutës,
Kosova provoi se ajo dhe autoritetet e saj janë sa përgjegjëse aq edhe të vendosura
të ndërtojnë nje shoqëri të barabartë dhe të sigurt për të gjithë shtetasit e saj.
Institucionet e zgjedhura të Kosovës, sot morën pergjegjësitë e tyre jo vetëm ndaj
shtetasve të tyre, por edhe ndaj partnerëve ndërkombëtarë në përmbushjen e zotimeve
të tyre për integrimin e Kosovës në NATO dhe Bashkimin Evropian", vijon më tej njoftimi
për shtyp.