Hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës përfaqëson një moment të rëndësishëm historik
në plotësimin e kuadrit të entitetit të Shtetit
(16.6.2008 RV)Katër muaj nga shpallja e pavarësisë, Kushtetuta e Kosovës e
miratuar unanimisht nga parlamenti i Prishtinës më 9 prillin e kaluar, që nga dita
e djeshme është zyrtarizuar e ka hyr në fuqi me nënshkrimin e presidentit Fatmir Sejdiu.
Për Kosovën 15 qershori, dita e hyrjes në fuqi e Kushtetutës, përfaqëson kurorëzimin
dhe kulmin e procesit të formimit të entitetit shtetëror. Mbi domethënien e këtij
akti historik, sfidat dhe rolin e të gjitha pjesës përbërëse të shoqërisë kosovare,
siç është edhe Kisha katolike, të dëgjojmë priftin katolikë dom Lush Gjergjin,
në mikrofonin e Radio Vatikanit..........................