2008-06-13 17:30:11

Sot, më 13 qershor, Kisha katolike përkujtoi Shën Antonin e Padovës, meshtar fraçneskan e Doktor i Kishës.


(13.6.2008 RV)I lindur në Portugali, Antoni u njoh më Shën Françeskun e Asizit dhe më kërkesën e tij predikoi në Itali duke u bërë shumë shpejt i njohur për predikimet e tij: të përqendruara mbi dashurinë e përvujtërinë, Shën Antoni stigmatizonte (dënonte me forcë) hipokrizinë, krenarinë, mendjemadhësinë e koprracinë. “Predikimi është i frytshëm atëherë kur flasin veprat” - thoshte shën Antoni duke na ftuar që : ” të heshtin, ju lutëm, fjalët e të flasin veprat”. Sot, në mbarë botën, Shën Antoni është i njohur si “Shenjtor i Popullit” e “Mbrekullbërës”.
E sot festa e Shën Andout është kremtuar edhe ndër shqiptarë e në mënyrë të jashtëzakonshme në Laç të Kurbinit në Shqipëri, nga ku na njofton Jolanda Baba……RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.