2008-06-12 18:18:48

Nata e festës së Shëna Ndout të Padovës, rregulltar françeskan e doktor i Kishës. Kremtim i madh në Laç e Gjakovë.


(12.6.2008 RV)Shenjti mrekullbërës që lindi në Lisbonë e vdiq në Padovë, nderohet e festohet nga besimtarët e mbarë botës, e po kështu, në mënyrë të veçantë kremtohet e nderohet edhe nga besimtarët shqiptarë kudo. Shëna Ndout të Padovës në trevat shqiptare i kushtohen shumë Kisha e shenjtërore , ndër to po përmendim dy atë në Laç të Shqipërisë e Gjakovë të Kosovës, ku sonte e nesër besimtarë nga të gjitha viset shqiptare ngarendin për të marrë pjesë në kremtimet e Meshëve të Shenjte e në lutjet drejtuar Zotit përmes ndërmjetësimit të Shëna Ndout, për nevoja shpirtërore e trupore. Po të kthehemi në Laç për t’u njohur se si kremtohet shëna Ndout. Nga Shkodra na njofton Jolanda BabaRealAudioMP3
 







All the contents on this site are copyrighted ©.