2008-06-12 17:40:32

Jo kolonializmit kulturor dhe eugjenetik të Vendeve të pasura në Vende të varfëra: kështu tha kard. Martino në Universitetin Katolikë të Shën Palit në Brazil.


(12.6.2008 RV)Ndriçimi i jetës sociale të njerëzve e të popujve me dritën e Ungjillit, si faktor vendimtar i zhvillimit të tyre të plotë e solidar, ky është synimi i Doktrinës shoqërore të Kishës, e aftë të ofrojë themele të sigurta solidariteti e shprese, për çka bota e sotme ka nevojë të ngutshme. Këshu pohoi presidenti i Këshillit Papnor për Drejtësi e Paqe, kardinali Martino, në fjalimin e tij mbajtur dje në Qendrën kulturore “Feja e kultura” pranë Universitetit Katolikë të Shën Palit në Brazil.
Kardinali Martino vuri në pah tri nivele mbi të cilat globalizimi i solidaritetit, aq shumë i mbështetur e i dëshiruar nga Shërbëtori i Zotit Papa Gjon Pali II, është i obligueshëm dhe i mundshëm.
Së pari është ai në planin e kombëve të veçanta e të shoqërisë civile ndërkombëtare. Lidhur me këte, kard. Martino, mes tjerash, stigmatizoi se “Organizata Jo Qeveritare e Shoqata të ndyrshme, që janë shprehje e kufizuar e disa segmenteve të Vendeve të pasura, pretendojnë t’u imponojnë banorëve të Vendeve të varfëra rregullore, udhëzime e stile të jetës që janë tipare tipike të disa sektorëve radikal të shoqërive të zhvilluara, sidomos në fushën e ashtu quajtur të shëndetit riprodhues. Selia e Shenjtë gjithmonë e ka konsideruar këtë si formë moderne të një kolonializmi kulturor dhe eugjenetik të papranueshëm nga ana e Vendeve të varfëra”.
Niveli i dytë i solidaritetit ka të bëj me zbatimin e të drejtave njerëzore. E këtu kardinali Martino vuri në pah dallimin tejet shqetësues të një dukurie të re “të të drejtave” të promovuara në shoqëritë teknologjikisht të përparuara e atë të të drjetave themelore njerëzore që akoma sot në situata e shoqëri që janë nën zhvillim, nuk janë në nivele të mjaftueshme, siç është e drejta e ushqimit, e drejta e bukës, e drejta e ujit të pijshëm, e shtëpisë, e vetëvendosjes dhe e pavarësisë.
Niveli i tretë i solidaritetit ka të bëj me marrëdhëniet mes breznive. Këtu nevojitet – nënvizoi presidenti i Kishëllit Papnor për Drejtësi e Paqe – që në planifikimet globale të mirret para sysh kriteri i cakut universal që kanë të mirat, çka e bën moralisht të palagjishëm dhe ekonomikisht të dëmshëm të shkarkohet barra e kostos aktuale mbi breznitë e ardhshme. Një kriter i tillë është i domosdoshëm të zbatohet– dhe jo vetëm – në fushën e burimeve të tokës e në ruajtjen e mjedisit, një sektor ky që tashmë është bërë jashtëzakonisht i ndjeshëm nga globalizimi e që ka të bëj me tërë planetin, në kuptimin e një ekosistemi të vetëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.