2008-06-11 18:11:35

Presidentit të Salvadorit Saka Gonzalez, çmimi Path to Peace


(11.6.2008 RV)RealAudioMP3 Dje, pranë selisë së OKB-së në Nju Jork, presidentit të Salvadorit, Elìas Antonio Saka Gonzales, i është dhënë Cmimi Path to Peace (Shtegu drejt Paqes) caktuar nga Fondacioni me të njëjtin emër, të cilin e kryeson imzot Celestino Miljore, vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara. Presidenti Saka – lexohet në motivacionin e çmimit të përmendur – ka vepruar për paqen e demokracinë në Salvador duke u impenjuar në mënyrë të posaçme kundër varfërisë. Por të dëgjojmë në mikrofonin e Radio Vatikanit, se si e priti presidenti Saka këtë vlerësim e mirënjohje:
“E pranoi me tërë përvujtërinë e botës, si mirënjohje që ia kushtoi popullit të Salvadorit. Fondacioni Path to Peace nuk ka vlerësuar e shpërblyer një president, por tërë popullin salvadorian, i cili në vitin 1992 ka arritur paqen, pikërisht në sajë të ndihmës e të mbështetjes së Kishës katolike. Një paqe të dëshiruar e të ururar edhe nga Papa Gjon Pali II. Qe pikërisht Papa Wojtila ai, i cili në vitin 1983 na ftoi të gjithëve të jemi ndërtues të paqes. Për këte arësye e pranoi çmimin me shumë gëzim, si tribut ndaj një populli demokratik, me mentalitet ndërkombëtar, dhe ndaj një Vendi ku tani qytetarët jetojnë më mirë”.
Zoti president, ju keni marrë çmimin në mënyrë të posaçme për impenjimin tuaj në favor të paqes: sot, cila është gjendja në Salvador?


“16 vjet pas marrëveshjes së paqes, jemi të impenjuar në rindërtimin e Vendit. Jemi një komb modern e demokratik. Qeveria aktuale, të cilën e kryesoj, ka investuar shumë në fushën sociale. Kemi një program shembullor për luftimin e varfërisë, që quhet “Red Solidaridad”. Këtij i shtohet edhe programi tjetër “Fosalud”, një projekt që parashikon ndërhyrje shëndetësore në favor të të gjithë qytetarëve, sidomos në favor të më nevojtarëve, dhe një kujdes të veçantë për politikat sociale, duke pasur para sysh se jemi duke kaluar një krizë në shkallë planetare. Deri tani, i kemi mbajtur të pandryshueshme çmimet e energjisë elektrike e të transportit publik për të mos rënduar më tej pjesën më të varfër të shoqërisë. Një Vend i lirë, një Vend demokratik, një Vend që ushtron hapjen e lirinë e tregut duhet të ketë politika sociale të qarta, që t’i japin një mbështetje të qëndrueshme e një ndihmë të domosdoshme më të varfëve. Në vitet e fundit, kemi reduktuar mëse 30 pikë përqindjen e varfërisë: kjo do të thotë se me planin “Red Solidaridad” do të arrijmë t’i mbulojmë kërkesat e qindra komunave e bashkësive të Vendit, të cilat gjithësej janë 262”.







All the contents on this site are copyrighted ©.