2008-06-10 17:45:28

Programi zyrtar i vizitës së Papës Benedikti XVI në Shën Marinë e Leukës dhe në Brindizi të Italisë


(10.06.2008 RV)U bë i njohur programi zyrtar i vizitës së Papës Benedikti XVI në Shën Marinë e Leukës dhe në Brindizi të Italisë. Ai do të mbërrijë në Shën Marinë e Leukës të shtunën në orën 17.30 dhe do të kryesojë Meshën në Sheshin e Shenjtërores së Shën Marisë de finibus terrae. Në mbrëmje do të shkojë në Brindizi, ku në orën 20.30 do të takohet me popullsinë e në veçanti me të rinjtë në sheshin Lenio Flako. Paraditen e së dielës, në orën 9.15, takimi me Murgeshat e Klauzurës Benedektine dhe Karmelitane të dioqezës, në Kapelën e Episkopit në Brindizi. Në orën 10.00, Papa do të kremtojë Meshën dhe do të thotë Lutjen e Engjëllit të Tënzot në Bregun e shën Apolinarit në Portin e Brindizit. Të dielën pasdite do ta përfundojë vizitën baritore me takimin me meshtarët në Katedralen e qytetit puljez, në orën 16.45. Në mbrëmje Benedikti XVI kthehet në Vatikan.







All the contents on this site are copyrighted ©.