(10.6.2008 R.V.)130-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, ngjarje historike me rëndësi
të jashtëzakonshme për vlerat e pavarësisë, të lirisë, demkracisë e bashkimit të kombin
shqiptar Kjo ngjarjeje historike e rëndësishme për kombin shqiptar kishte si qëllim
formimin e një shteti autonom shqiptar, që do të mbulonte vilajetet otomane të Prizrenit,
Shkodrës, Manastirit dhe Janines. Lidhja ishte përpjekja e parë e madhe për të krijuar
një rajon të bashkuar shqiptar qysh nga orvatjet e parealizuara të Skenderbeut në
Mesjetë. ************ Nga /ATSH.ja/- Lidhja Shqiptare e Prizrenit,
e para organizatë politike mbarëshqiptare brënda në Shqipëri, mbush më 10 Qershor,
130 vjet nga formimi i saj(1878). Me një platforme ideologjike e një program politik
kombëtar, me një strukturë organizative të shtrirë në të gjithë viset shqiptare e
të përbërë nga organet lokale e qëndrore, me ushtri dhe me një veprimtari të gjerë
propagandistike dhe kulturore, Lidhja Shqiptare e Prizrenit luftoi për çlirimin e
vëndit nga robëria osmane, për mbrojtjen e tërësisë territoriale të atdheut dhe për
formimin e shtetit shqiptar. Politikisht dhe ideologjikisht kjo Lidhje u
formua në kohën kur po ndihej jehona e revolucioneve çlirimtare të Europës dhe Ballkanit.
Formimi i saj u përshpejtua pas Traktatit të Shen Stefanit, i cili e gjymtonte tërësinë
territoriale të Shqipërisë. Ajo u themelua nga Kuvendi Kombëtar i Prizrenit ku morën
pjesë përfaqësues të viseve të ndryshme shiptare dhe ku gjithashtu u miratua statuti
dhe "Urdhëresa" ku trajtoheshin aspekte organizative, politike dhe ushtarake te saj.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit ngriti pothuajse kudo degë të saj , krijoi një front
të gjërë patriotik duke kapërcyer dallimet klasore , fetare dhe krahinore dhe u bë
një forcë e organizuar , duke fituar një autoritet të padiskutueshëm në mbarë vëndin.Lidhja
Shqiptare e Prizrenit ngriti me forcë para Qeverisë Osmane çështjen e bashkimit të
të gjitha trojeve shqiptare në një njësi më vete politiko-administrative, që Porta
e Lartë në mënyrë të vendosur e kundërshtoi. Ajo dërgoi në pranverë
të vitit 1879 një delegacion të kryesuar nga Abdyl Frashëri, tek Fuqitë e Mëdha të
Europës, i cili mbrojti para tyre çështjen kombëtare shqiptare duke kërkuar njohjen
e popullit shqiptar si një të pandarë , respektimin kundrejt tij të parimit të kombësisë,
dhe ruajtjen e tërësisë territoriale të tij. Ndër betejat më të rëndësishme të kryesuara
nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte mbrojtja e Plavës dhe Gucisë , e Hotit dhe
e Grudës. Lëvizja për mbrojtjen e tërësisë territoriale u shoqërua me
luftën për autonomi. E tronditur nga kjo veprimtari e fuqishme "I sëmurii Bosforit"
,Qeveria Osmane, hodhi forca të mëdha ushtarake për ta shtypur atë. Në mars te vitit
1881 u pushtua qëndresa e fundit, Shkupi dhe anëtarët e komitetit të Lidhjes së qytetit
u internuan. Edhe pse u shtyp Lidhja Shqiptare e Prizrenit pati një rëndësi
të madhe në historinë e popullit shqiptar. Epopeja e madhe që ajo shkroi i dha një
shtytje të re Lëvizjes Kombëtare duke ushtruar ndikim të madh në luftrat e mëvonshme
për liri. Luftën e tyre për çlirim mbarëkombëtar shqiptarët e mbështetën në idetë
e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në përvojën e saj politike organizative dhe ushtarake.
Në Lidhje morën pjesë figura të shquara si Abdyl Frashëri, Sulejman Vokshi, Iljaz
Pashë Dibra, Ymer Prizreni etj. ******** Lidhja e Prizrenit një ngjarje me
vlera historike për popullin shqiptar
“Lidhja e Prizrenit” 10 Qershori
1878 dhe Lidhja II dhe III e Prizrenit
___________________________________________ Nga:
Tomë MRIJAJ dhe Klajd KAPINOVA
Pas epokës së lavdishme të Heroit Nacional
Gjergj Kastriotit, “Lidhja e Prizrenit”, shënoi ngjarjen më të re, mbasi sikurse Besëlidhja
e Skënderbeut e 1444 edhe Lidhja I, II e III e Prizrenit mbartën vlera të rëndësishme
në vendlindje e diasporë.
Për një kohë të gjatë në Kosovë e Shqipëri, mbi
Lidhjen e Prizrenit 1878 deri në vitin 1990, është shkruar në mënyrë të njëanshme
nga historiografia komuniste që ngjarjet e përsonalitetet i ka parë me syrin ideologjik,
se sa duke u mbështetur burimeve historike. Ata, për një kohë të gjatë hodhën baltë
e deformuan kontributin e nacionalistëve, të cilët asnjëherë nuk ishin dakord për
ricopëtimin pas vitit 1946 të Kosovës nga shteti amë. Pikërisht, për të çuar në vend
amanetin e “Lidhjes së Prizrenit” nacionalistët e përkushtuar çështjes së atdheut
themeluan Lidhjen II e III të Prizrenit, duke zbatuar me përpikëmëri vendimet historike.
Çdo popull, ka historinë e vet në aspektin e zhvillimit të ngjarjeve, që përbëjnë
palcën etnike të nacionalizimit, me të cilën populli mbijetoi ndër shekuj. Ngjarjet
që pasuan Lidhjen e Prizrenit, si kryengritjet çlirimtare ndaj Portës së Lartë turke
1910 në Kosovë dhe kryengritja e 6 prillit 1911 e udhëhequr nga Dedë Gjo Luli, shpallja
e Pavarësisë më 28 nëntor 1912 në qytetin historik të Vlorës nga Ismail Bej Qemali,
e kanë burimin tek pararendësia historike “Lidhja e Prizrenit” 1878.
Nga burimet
historike, mësojmë se shek.XIX, është shekulli i formimit të nacionaliteteve e rizgjimit
të levizjeve nacionale. Në këtë rrjedhë historike hyri natyrshëm populli ynë, duke
qenë i ngjashëm me disa elementë të rrugës së formit të popujve të gadishullit të
Ballkanit, ku afërsia e marrëdhniet midis tyre kanë ndikuar në formimin e fizionomisë
së popujve. Si element i dorës së parë, në formimin e nacionalizimit çlirimtar shqiptar,
mendojmë se ka ndikuar trashigimia e traditës së pasur patriotike shqiptare, që zënë
fill me udhëheqësit popullorë Batot ilirë, për të ardhur natyrshëm tek epoka e madhe
çlirimtare e Gjergj Kastriotit. Lidhja, me shumë meritë udhëhoqi lëvizjen nacionale
e luftën për autonomi në vitet 1878-1881.
Në mënyrë të vijueshme, si kërkesë
themelore ishte vendosja e autonimisë nacionale në të gjitha viset etnike shqiptare.
E rëndësishme për popullsinë ishte, organizimi i sa më shumë lëvizjeve çliruese të
armatosura nën flamurin shqiptar. Hov e ndihmë direkte dha Lidhja, duke influencuar
në krijimin, përhapjen e zhvillimin e fjalës së shkruar shqipe, përmes gjallërimit
të shoqërive kulturore e patriotike, letrare, etj. Prizreni e Vlora, janë binjake
të një ideali të përbashkët atdhetar, ku e dyta s’mund të kuptohet pa të parën, sikurse
“Lidhja e Prizrenit”, nuk mund të kuptohet pa epokën e lavdishme skënderbiane. Këto
revolta çlirimtare antiturke, të organizuara apo spontane, dobësuan shumë pushtetin
osman e hapën rrugën e tjetërsimit, për t’u tërhequr më pas në strofkllën e vet të
Bosforit.
Lidhja, ishte rrjedhim i zhvillimit të natyrshëm të komunitetit
shqiptar në trojet e veta e jashtë saj. Ajo u krijua në rrethana e ngjarje të caktuara
historike. Mbi të gjitha, triumfoi argumenti historik, se populli shqiptar, në bazë
të bashkësisë territoriale, gjuhësore, historike, traditës etj., ishte formuar si
një komb dhe për pasojë kërkonte autonominë e natyrshme, një e drejtë që shtetet e
tjera të botës e kishin arritur në kohë e rrethana të ndryshme. Por kjo lëvizje, ishte
gjithpërfshirëse. Pjesëmarrësit e aktivistët e tjerë, formuan me urgjencë degët e
“Lidhjes së Prizrenit”, duke u hedhur në veprime konkrete për çështjen amtare, në
një luftë të gjatë pa kompromis, për realizimin e platformës politike. Të rëndësishme
janë selitë patriotike në: Prizren, Gjakovë, Shkodër, Dibër, Gjirokastër, Janinë etj.
Ata kanë ushtruar funksione administrative, pushtetin ligjvënës, ekzekutiv, gjyqësor,
ushtarak, etj., duke krijuar një “shtet brenda shtetit” .
Turqit u munduan
asokohe të shpërndanin “Lidhjen e Prizrenit”, mbasi ajo nuk ishte dakord, të zbatoheshin
vendimet që kishin të bënin me dorëzimin e Kalasë së Plavës e Gucisë shtetit të Malit
të Zi. Ajo, gjithnjë kundërshtonte vendimet e Kongresit të Berlinit dhe asnjëherë
nuk zbatonte urdhërat e Portës së Lartë. Ajo, kishte pushtet të plotëfuqishëm në shumë
vise shqiptare, gjë që nuk i shkonte për shtat pushtuesve shekullorë turq.
Ndërmjet
forcave kryengritëse të Lidhjes së Prizrenit e ushtrisë turke u zhvilluan luftra të
përgjakshme më 3-6 shtator 1878, ku të dy palët patën humbje të mëdha. Kryengritësit,
pasi futën në dorë pikat kyçe të qytetit, vranë Mehmet Ali pashën, bënë demostrata
në rrugët e qytetit. Kjo ngjarje tronditi themelet e Perandorisë turke dhe jehoi në
tërë Evropën. Ajo ishte një goditje e fortë ndaj Fuqive të Mëdha të kohës, vendimet
e të cilave nuk zbatoheshin, për shkak të qendresës shqiptare. Fjala e sulltanit asnjëherë
qysh nga ajo ditë nuk u dëgjua, duke thelluar në këtë mënyrë armiqësinë shekullore
midis pushtuesve turq e popullit martir shqiptar.
Ngjarjet historike precipitonin
me shpejtësi. Turqia u detyrua të dërgoi përfaqësuesin e saj të ri, mushirin Muktar
Pasha, të cilin Lidhja menjëherë e kërcenoi se do ta vrasë, sikurse Mehmet Ali pashën.
Ky veprim patriotik, bëri që Turqia të tërhiqej në dërgimin e përfaqësuesit të saj,
që kishte mision të ndermerrte ekspedita ndeshkuese. Kësisoj problemi i vendimeve
të Kongresit të Berlinit u komplikua aq shumë, saqë diplomacia evropiane u detyrua
të rikthehej te një çështje të mbyllur. Nga ana e tjetër, propozimi i Rusisë që Mali
i Zi të zgjerohej në drejtim të Sanxhakut të Novi Pazarit ose të Hercegovinës, hasi
në kundështimin e vendosur të Austro-Hungarisë, e cila e konsideronte këtë krahinë
si zonë të vetëm të interesit.
Lidhja, ishte në aktivitet, duke angazhuar
forcat e veta në Jug të vendit, në kufi me Greqinë. Kongresi i Berlinit nuk mori asnjë
vendim të prerë, përsa u përket ndryshimeve territoriale në favor të Greqisë. Përkatësisht
Kongresi ftonte Portën e Lartë që të merrej vesh me Greqinë për një rishqyrtim të
kufijve në Thesali e Epir dhe si vijë të re kufitare rekomandonte vijën e lumenjve
Kalamas-Selemvria, që përfshinte në Greqi pjesën e brendshme të Çamërisë e Janinës,
qendër e vilajetit të Jugut. Lidhja u dha për të kuptuar Turqisë e Fuqive të Mëdha,
se krahinat shqiptare nuk ishin “një shprehje gjeografike” . Çështja e autonomisë,
si kërkesë e rilindësve tanë, është konsoliduar përmes programeve, memorandumeve të
ndryshme.
Historiografia komuniste në Shqipëri e Kosovë, përmes Akademive
e historianëve respektivë, shprehen, se gjoja “në udhëheqjen e Lëvizjes Nacionale
Shqiptare ekzistonte një farë dualiteti” , duke i parë me syrin komunist borgjezët
e çifligarët. Po sipas tyre, ky dualitet “ishte rezultat i dobësisë së borgjesisë
shqiptare, e cila nuk ia doli të siguronte hegjemoninë e kësaj lëvizjeje” . Me këtë
“argument” komunistët, kërkonte që t’ia linte rolin kryesor “proletarëv komunistë”
, që nuk dukeshin askund me dylbi, duke mohuar rolin vendimtar që kanë luajtur të
gjithë shtresat e shoqërisë shqiptare asokohe. Ata kërkonin që t’i jepnin lëvizjes
karakterin e lëvizjeve rebele të turkoshakut Haxhi Qamilit, për të cilin shkruar libra
me përralla. Me këtë “zbulim” , kërkonin të arsyetonin, se “vija marksiste ka qenë
ajo që e ka udhëhequr Lidhjen e Prizrenit” .
Dihet se kërkesat për gjuhë,
shkollën dhe shkrimin shqip, janë bërë në radhë të parë nga intelektualët e formuar
të Rilindjes Nacionale, që kishin studiuar në Universitet më prestigjioze të vendeve
“borgjeze” dhe jo në shkollat marksiste.
Lidhja u priu shqiptarëve në luftë
për marrjen e pushtetit e fitimin e autonomisë. Shqiptarët morën pushtetin në shumë
qytete, si: Gjakovë, Prizren, Pejë, Prishtinë, Mitrovicë e Vuçiternë. Dega e Lidhjes
me qendër në Shkodër, më 17 prill 1880, proklamoi autonominë e vendeve ku jetonin
shqiptarët e vendosi pushtetin e saj. Kjo lëvizje u përhap në Shqipërinë e Mesme dhe
të Jugut, duke u përpjekur të bindë sulltanin, ta njohë autonominë shqiptare, të vendosur
në kundështim me dëshirën e tij. Më 23 korrik 1880, në Gjirokastër u mbajt mbledhja
e Lidhjes së Prizrenit, për të gjetur rrugën e përbashkët për autonomi e vendime të
tjera të rëndësishme. Më 20 tetor 1880, mbledhja kulmoi në Dibër, ku me rezolutës
u kërkua autonomi të plotë në viset e banuara shqiptare, krijimin e këshillave me
përfaqësues të popullit dhe organizimin e ushtrisë nacionale shqiptare. Në vitin 1880,
u bë riorganizimi i Lidhjes, duke përfshirë Komitetin Qendror, zgjeruar rrethin e
bashkëpunimit dhe këshilli e shpalli veten Qeveri e Përkohshme, e cila do të drejtonte
luftën për ruajtjen e autonomisë e fitimin e pavarësisë së plotë.
Komunistët,
përmes përfaqësusve të saj të zellshëm, u përpoq që të ngrinte në piedestal enciklopeditë
e Beogradit më 1970, se gjoja e paska trajtuar shumë mirë këtë histori, kur dihet
roli negativ që ka luajtur ulkonja Rusi, për të favorizuar me votë Serbinë, Malin
e Zi e Greqinë. Dhe për çudi këto “konkluzione” e “vlerësime të drejta” të shkollës
komuniste i boton si “arritje të larta shkencore” Akademia e Shkencave dhe e Arteve
të Kosovës, përmes librit: “Konferenca shkencore e 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare
të Prizrenit” (Referate dhe kumtesa të mbajtura në Seksionin e Historisë Prishtinë
6-9 qershor 1978, Pjesa I, Botuar në Prishtinë, 1981), që citon enciklopedinë “Vojdna
Enciklopedija” , botuar në Beograd më 1970. Kjo Akademi, që asnjëherë nuk i mbroi,
interesat shqiptare shkruan: “Nga të huajt, për qëndrimin të drejtë ndaj Lëvizjës
Kombëtare Shqiptare në përgjithësi, shquhet edhe historianja e Bashkimit Sovjetik,
I.G.Senekeviç. Historiografia borgjeze shqiptare, me përfaqësues kryesorë Xhafer Belegun,
Mehdi Frashërin dhe Kristo Dakën, i kontribuoi vetëm grumbullimit të fakteve historike.
Ajo karakterizohet me faktin se nuk e pa dhe nuk ishte në gjendje ta shihte lidhjen
e pandarë midis Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe formimit të kombit shqiptar dhe
nuk e lidhë atë me bazën shoqërore-ekonomike. Ajo e trajtoi Rilindjen Kombëtare në
prizmin idealist, nacionalist dhe shovinist” (Shih fq.27).
Lufta
për mbrojtjen e Kosovës dhe “Lidhja II e Prizrenit” (16-20 shtator 1943)
Tashmë, shqiptarët nacionalistë kishin një përvojë të pasur nga shembulli
pozitiv i “Lidhjes së Prizrenit” 1878, të mbajtur në qytetin historik me të njëjtin
emër. Në situatën e re të krijuar, fati dhe interesat e popullit kosovar ishin të
kërcenuar seriozisht dhe po shkonin drejt shkatërrimit. Në rend të ditës, doli si
një rizgjim tek tradita ndërgjegjja nacionale shqiptare, e cila asnjëherë nuk kishte
bërë gjumë letargjik. Për mbrojtjen e kufijve etnikë, me qendresë heroike, luftoi
populli Kosovës, kundër shovinistëve sebo-malazezë të Drazho Mihajeviçit dhe brigadave
mikse sllavo-komuniste të disa shteteve sllave (serb, malazez, maqedonas, bullgar).
Aktiviteti i Lidhjes II të Prizrenit 1943, u shtyp me të gjitha mjetet e makinës
shfarosëse të monarkisë Jugosllave dhe shumë shqiptarë u vranë apo u zhdukën. Kjo
Lëvizje Çlirimtare e Komitetit të Kosovës kundër serbëve e trathtarëve, nuk mundi
të ketë jetë të gjatë.
Shpesh historiografia komuniste në Shqipëri e ish-Jugosllavi
deri në vitin 1990, është përpjekur të paraqesë ushtrinë gjermane si shkatërrimtare
për fatin e Kosovës, kur dihet se Kosova gëzonte një çlirim, e cila për fat të keq
nuk zgjati shumë. Gjermanët me përjashtim të zonës së minierave të Mitrovicës, u tërhoqën
shpejt dhe njohën Kosovën si pjesë të Shqipërisë.
Gjendja në Kosovë ishte
shumë e rëndë dhe ishte e pamundur të shiheshin shenjat e përmirësimit apo të shpresës
për lirinë e saj. Sjelljet brutale të pushtuesve italianë, burgosjet, internimet,
kishin marrë përpjestime të mëdha si në Kosovë e Shqipëri. Më 7 korrik 1943 në Kosovë
u shpall shtetrrethimi. Çetat çetnike serbe e malazeze, kishin fushë të lirë veprimi
të stimuluar nga forcat fashiste italiane. Në tragjedinë e Bihorit, u masakruan barbarisht
4000 shqiptarë të pafajshëm, gra, pleq, fëmijë. Ky krim i shëmtuar, ishte bërë nga
çeta e çetnikëve të Pavlo Gjurishit, të nxitur e armatosur nga komandanti i regjimentit
italian në Mal të Zi.
Mirëpo sa më e madhe bëhej shtypja ndaj shqiptarëve,
aq më i madh rritej zemërimi e kundërpërgjigjja e popullit kosovar, që kishte filluar
të riorganizohet gjithnjë e më shumë në male me të arratisurit e shtetrrethimit. Për
të penguar dhunën ushtarake italiane dhe të çetnikëve serbo-malazezë në Kosovë ishte
e nevojshme të krijohej një udhëheqje që do të bashkonte e kanalizonte të gjithë energjitë
e përkushtimin nacionalist të patriotive të lirisë. Me kapitullimin e Italisë, çetat
shqiptare, të ndihmuar prej disa formacione të vogla ushtarësh gjermane (të ardhur
nga Mitrovica) morën në dorëzim administratën e vendit, duke formuar njiherit ndër
të gjitha qendrat e Prefekturave N/prefekturave këshilla autonome ekzekutive. Për
ambicie e bashkëpunim me çetat çetnike serbo-malazeze, çetat të ashtëquajtura ‘çlirimtare”
komuniste në Kosovë, kërkonin turbullimin e situatës përmes dredhive e forcës, duke
mbjellur frymën e vllavrasjes midis shqiptarëve, sikurse kishin vepruar në shumë zona
të Shqipërisë. Për të realizuar qëllimin që synonte shpëtimin e Kosovës e Shqipërisë
nga rreziku evident i sllavo-komunizmit, me inisiativën e një grupi nacionalistësh
të flaktë të përbërë nga ing. Xhafer Deva, Musa Shehu, Sheh Hasani, Asllan Boletini,
Tahir Zajmi, Lukë Simon Mjeda, Qazim Bllaca dhe Pjetër Vuçaj, më 11 shtator 1943,
u zhvillua në Prizren një mbledhje, ku u shqyrtua situata e krijuar dhe nevoja urgjente
e masave që duheshin marrë, mbasi çdo vonesë do të ishte e pariparueshme e me rrjedha
tragjike për fatet e atdheut. Tri ishin pikat bazë:
a.
Thirrja e një mbledhje të përgjithshme popullore me shpirtin e frymën e Lidhjes së
Prizrenit, ku do të përfaqësoheshin të gjitha krahinat e Kosovës, Dibrës, Strugës,
Tuzit, Ulqinit nëpërmjet delegatëve të zgjedhur nga populli; b. Deri sa të themelohet
e caktohet një autoritet suprem nga Mbledhja e Përgjithshme, për të mbajtur qetësinë,
rendin publik dhe situatat e reja që mund të krijohen, duhet të krijohet këshilli
autonom ekzekutiv; c. Ngarkimi i Këshillit Ekzekutiv të Prizrenit me përgatitjen
e Mbledhjes së Kuvendit, hapja e të cilit do të bëhej jo më vonë se më 16 shtator
1943.
Më 16 shtator 1943 në shkollën “Bajram Curri” në Prizren u mblodhën mijëra
qytetarë, për të përshëndetur fillimin e Kuvendit, që do të pagëzohet me emrin kuptimplotë
“Lidhja II e Prizrenit”, ku si pari u zgjodhën: Musa Shehu kryetar, Aqif Bluta n/kryetar,
Prof.Rexhep Krasniqi n/kryetar e Bedri Gjinaj sekretar. Këtu u miratuan 6 pika të
rendi të ditës, të cilat në esencën e tyre të përbashkët kishin bashkimin e trojeve
etnike etj. Në fund u zgjodhën Rexhep Mitrovica kryetar, Musa Shehu n/kryetar, Prof.Kolë
Margjini n/kryetar, dhe antarë Sheh Hasani, Asllan Boletini, Tahir Zajmi, Qazim Bllaca.
Më 21 shtator 1943 delegatët u drejtuan në selinë historike të Lidhjes së Prizrenit
1878 dhe nënshkruan me solemnitet vendimet e marra në prani të autoriteteve e popullit
të ardhur prej viseve të Kosovës. U hartua Statuti i Organizatës “Lidhja II e Prizrenit”,
në të cilën shkruhej mbi themelimin, qëllimin, kopetenca tokësore, financat, dispozitat
e posaçme, etj. Ajo kishte 22 nene, të ndarë në disa pika. Mbas pushtimit të
Kosovës nga Jugosllavia e Titos, përpjekjet dhe luftimet e çetave nacionaliste në
male e fusha nuk kanë pushuar gjatë gjithë vitit 1945, duke dhënë me mijëra dëshmorë.
Organizata, me mjete luftarake modeste ka mbajtur në këmbë luftën e mbrojtjes në katër
ballinat e kufijve kundër brigadave komuniste serbo-bullgare e malazezo-shqiptare.
Këto të fundit të ashtëquajtur shqiptarë, kanë qenë drejtuar nga xhelati Shefqet Peçi
e Aqif Lleshi, duke qëlluar pas shpine vëllezërit kosovarë të një gjaku e gjuhe.
Numëri
i dëshmorëve të rënë në ballë të luftës dhe i viktimave të pushkatuar mbas pushtimit
sllavokomunist arriti në 50.000 vetë. Këtu përfshihen drejtues të organizatës, si:
atdhetarët e njohur Musa Shehu, Prof.Kolë Margjini, Aqif Bluta, Bedri Peja, Asllan
Boletini, Qerim Begolli, Xhevat e Rifat Gegolli, Shyqyri Bej Ramadani, Mustafa Agushi,
Sulejman Xhemal Prishtina, Sulejman Ashiku, Av. Esad Berisha, Faik Okllapi, Aqif Tetova,
Isak Taniku, Av. Shaban Kamberi, Xhem Gostivari e qindra të tjerë në viset e ndryshme
të Kosovës e Maqedonisë. Të gjithë oficerët e ushtrisë dhe xhandarmarisë, që kanë
qenë me shërbim janë larguar nga Kosova në Shqipëri, por për çudi nga regjimi i kuq
i Enver Hoxhës, Mehmet Shehu e Ramiz Alisë, janë dorëzuar të gjithë autoriteteve jugosllave
që i kanë pushkatuar pa gjyq. Të tillë janë dëshmorët antikomunistë si: Kolonel Fuat
Dibra, Kolonel Asllan Vela, n/kryetar Sidki Shkupi, Major Hasha, Kapiten Hajdar Planeja,
Kapiten Rasim Dajç, kapiten Hysni Rudi, kapiten Gjon Deshtanishta, kapiten Mark Thani,
toger Musli Dobruna, n/toger Qazim Gostivari e aspirant Reshit Kaçaniku...
Në
lidhje me luftën heroike të nacionalistëve, të drejtuar nga Mulla Idriz Gjilanit,
bashkëkohësi Tahir Zajmi shkruan: “...qendresa shqiptare e drejtueme prej Mulla Idriz
Gjilanit dhe oficerave shqiptarë të Regjimentit IV të Prishtinës, edhe në kët betejë
të ashpër duel ngadhnyese, kundër dy Divizioneve sllavo-komuniste, që numrojshin 24.000
luftarë të armatosun. Shkaku i kësaj dishfate t’anmikut e demoralizimi i sulmuesave
komunistë, padyshim, i dedikohet plagosjes së komandantit të tyne Marshal Titos. Gjatë
ndeshjeve të rrepta me armë, me mortaja e mitraloza dhe bomba doret e me bajonete
të përdoruna nga të dyja palët kundërshtare, ku mbeten kaq shum të vdekun e të plagosun
sa Reka e Hogoshit (përroi i katundit) nder brigje të së cilës u zhvilluen edhe luftimet
ishte qenë skuqë prej gjakut të njerëzve. Dy luftarë qi kanë marrë pjesë n’atë betejë
dishmojnë, se prroni bante ma shum gjak njerzish se uj, në shtratin e vet të ngusht.”
(Fq.57).
Me gjithë vrasjet, për të frikësuar popullin martir të Kosovës, serbët
e komunistët shqiptarë nuk mundën të mposhtin rezistencën e armatosur të forcave nacionaliste.
Kështu mbas pushtimit të Kosovës nga fuqitë komuniste dhe mbarimit të lëvizjes së
Drenicës, disa çeta nacionaliste zhvillonin pandërprerje aksione lokale kundër dominimit
jugosllav. Me guxim, trimëri e vendosmëri luftonte çeta e Uk Sadik Ramës të Gjurgjevikut
bashkë me Prof.Ymer Berishën, që kishte ranë disa herë në përpjekje të armatosura
me partizanët komunistë. Më pas, ata kanë kaluar nëpër Prokorupë e në rrethe të Rahovecit,
me qëllimin për të mbledhë e organizuar forca të reja. Ai ra i sëmurë nga plagët e
rënda, që kishte marrë më përpara. Ukë Sadiku u zu trathtisht, në një banesë dhe u
dërgua në Prishtinë, ku u dënua prej gjyqit komunist. U ekzekutua me pushkatim, në
vitin 1947 bashkë me disa shokë të tjerë.
Ka qenë një trathti e ndërgjeshme
veprimi i brigadave komuniste, që luftuan kundër vëllezërve shqiptarë të një gjaku
e gjuhe të pushtuar nën Serbi, me një trathti të përligjur. Kështu për të shtypë e
shkatërruar këtë rezistencë antisllavo-serbe, bullgare e maqedonëse, në ndihmë të
trupave komuniste të Beogradit erdhën brigadat komuniste shqiptare të urdhëruar direkt
nga diktatori Enver Hoxha e xhalati Mehmet Shehu, të cilët në terrenin e Kosovës kishin
dërguar njerëzit më antishqiptarë e besnikë të sllavokomunistëve të Titos. Duke pasur
frikën e një revolte të përgjithshme kundër pushtuesve serbë, komunistët e Tiranës
së kuqe, menjëherë morën masat, duke stërvitur e dërguar në Kosovë njësitë partizane,
për t’i ardhur në ndihmë Jugosllavisë. Në vend që ushtria shqiptare të bashkohet me
forcat nacionaliste, kundër armmikut të përbashkët sllavëve pushtues, ata si trathtarë
bënë të kundërtën duke vrarë, prerë, kallur në rrënjë pasurinë shqiptare, për hir
të një ideologjie boshe komuniste. Tashmë mbi kurrizin e gjakosur të popullit kosovar
ra edhe një pushtues i ri, por që kësaj radhe nuk vinte nga ajri e deti, por nga toka
amë e Shqipërisë. Ajo kishte shitur me kohë interesat kombëtare tek Rusia e diktatorit
fashist Stalin.
Në mënyrë që lexuesi shqiptarë kudo që ndodhet të krijojë
një ide më të qartë, se çfarë kanë bërë komunistët ndaj vëllezërve të një gjaku e
gjuhe, po ofrojmë dëshmi origjinale të shkruar afërsisht 40 vjet më parë nga dëshmitari
i këtyre ngjarjeve, përfaqësuesi më i lartë i Lidhjes së II të Prizrenit gjakovari
Tahir Zajmi, i cili në kapitullin V “Brigadat komuniste shqiptare në ndihmë të Jugosllavisë”,
shkruan: “Për me shtypë e shkatërrue fare këtë rezistencë të fortë me kryeneçesi që
sa po shuhej me nji anë, plaste papritmas në tjetren, kerkohet prapë kontributi i
shqiptarve të zezë, të cilët t’inkuadruem në tri Brigada, njana (e V-ta) nën komanden
e Shefqet Peçit dhe tjetra (e III-ta) nen ate të Rrahman Parllokut qi kishte për sekretar
politik Gafur Qyqyn vrapojnë në ndihëm të Marshalit jugosllav, i cili nuk e ndjente
veten aspak në gjendje me zotnue situaten, Brigada të cilat arrijnë me shpejtë, e
para e nisun nga Elbasani e tue kalue nepër Librazhdë-Klenjë-Zerqan-Peshkopi, Kalaja-Dodës
në Lusen të Lumës, ku i plasë pushka dhe mbas nji ndeshjeje të përgjakëshme mbetën
14 dëshmorë prej Lusne, kurse n’anen tjetër vriten 180 nga efektivet e Brigadës e
cila kalon nepër Topojan, Shishtavec dhe s’andejmi në Gjemashicë-Bellushë-Prizren,
prej kah në Gjakovë, Pejë e vise të tjera të Kosovës, ku qendrojnë për nji kohë mase
dy vjetësh; dhe tjetra, e nisun nga Shkodra e tue kalue nepër malet e Dukagjinit e
nepër Malsië të Gjakovës në Junik dhe prej andej në Pejë e vende tjera të Kosovës,
kurse nji tjetër Brigadë nën komanden e Aqif Lleshit niset nga Peshkopija e kalon
në Diber të Madhe, Kërçovë, Gostivar, Tetovë e Shkup për t’ia dorëzue patronit-aleat
viset e Maqedonis shqiptare.
Forcat komuniste serbo-maqedonase që deri në
mbarim të vjetit 1944 ishin dermue e paralizue prej komandantit të fuqive nacjonaliste
Xhem Has Gostivarit, mbasi vendi u shkel prej Brigadës shqiptare, filluen prap m’u
forcue e m’u shtri n’atë sektorë, ku masakruen me qindra e me mija shqiptarë, ndër
të cilët vetem në Tetovë 4000, në Gostivarë 700 dhe në Kërçovë 500.”
Duhet
theksuar, se lufta për lirinë e Kosovës nga zgjedha sllavokomuniste ishte fatale,
për arsye psikologjike dhe të një trathie të madhe që i kanë bërë interesave nacionale
vetë komunistët. Asokohe të gjithë luftarët e lirisë, që luftonin me heroizëm të madh
mes maleve të Kosovës u demoralizuan, kur panë se përkrah forcave sllave në frontin
e parë të luftës kundër tyre ishin brigadat parizane të Enver Hoxhës. Ata bënin një
luftë vëllavrasëse, ndërsa ushtria serbe, malazeze, maqedonase e bullgare buzëqeshte,
tek shihte shqiptarët të vriteshin me njeri tjetrin. Tahir Zajmi, si dëshmitar okular,
ka bërë një përshkrim të hollësishëm të gjithë asaj që ngjau në Kosovë. Ai shkruan:
“...dihej mirë përse po luftohej ballë për ballë, por me brigadat shqiptare mbrapa
shpindët, t’ardhuna nga Shqipnija, tek e cila vareshin shpresat e ardhmënis dhe fati
i Kosovës, kjo ishte nji çështje e errët dhe misterjoze për kosovarin e thjeshtë,
i cili me anmikun sllav që kërkonte me robnue ishte i vendosun me luftue e m’u vra
vlla-me-vlla, kët myster tragjik të fatit qi koha ia shtroj përpara..., kët fatkeqsi
të kobëshme, kurrsesi nuk mbërrijte m’e kuptue dhe prandaj ndjente në vedi njifar
ligështije (faiblesse) dhe njifar mosvendosmenije (indeçizjon) për me vazhdue luften.
Si efekt i kësaj gjendjeje shpirtnore të tranditun asht qendrimi qi muer në
ditët e fundit Mulla Idriz Gjilani, i cili mbas ndeshjes që pat dhe bisedimit të tij
me komandantin e Brigadës shqiptare Shefqet Peçin, i cili tha: “Perse luftoni e derdhni
gjak kot, mbasi, porsa të stabilizohet gjendja, Kosova dhe gjith viset shqiptare të
jugosllavis patjetër do të bashkohen me Shqipni gja për të cilen mund të jeni fare
të sigurt? etj.” . Dhe kështu prej katundit Livoç ku u ba kjo pjekje, u terhoq gjysem
i demoralizuem dhe mbasi u mbajti nji fjalim e u hallashit me shokët e luftës vazhdoj
jetën e tij n’arrati e i izoluem fare deri në çastin tragjik që në vjetin 1948, tue
qenë i sëmundë dhe i plagosun, e zunë gjallë në nji kolibë dhe e burgosen, ku mbas
shum torturave e lyen me gaz e e dogjen flakë për së gjallët.
E them me keqardhje
se un përsonalisht nuk kam pasë kurr sympati për hoxhallarët, për arsye se shum prej
tyne kanë qenë indiferent ase negativ ndaj çashtjeve kombtare, por Mulla Idriz Gjilani
bante përjashtim dhe dallohej dhe dallohej nga kolegët e tij. Aj ishte nji typ burrit
shqiptar, i nji natyre krejt tjetër, qi midis fesë e atdheut nuk bante asnji dallim;
perse pa nji atdhe të lirë -thoshte Mulla Indrizi-as feja nuk mbahet dhe nuk mund
t’ushtrohet. I nisun nga ky parim aj ka luftue personalisht si ma i miri luftarë kundër
armikut, dhe u ka prijë luftarve kosovarë, si nji komandant trim tue i çue shpesh
herë në ngadhnjime në fushë të luftës. Vetëm nji fenomen tragjik i fatit e trathtoj
në lamë të betejës..., jo friga e dekës dhe plumbet e anmikut, por nji ndjesë feblesët
qi quhet dhimbsuni dhe dashuni vllaznore.”
Lidhja III e
Prizrenit në mërgim e themeluesi Ismet Ukë Sadik Berisha (Si
filloi dhe pse filloi)
Në kohën kur populli shqiptarë në trojet etnike
të veta ishte nën kërcënimit e asgjësimit të përditshëm të pushtuesve sllavë jugosllavë,
kur krimet kundër njerëzimit kishin arritur në zenith, kur shqiptarëve u mohohej çdo
e drejtë më elementare, atëherë kur diktatura fashiste e manjakut antishqiptar Rankoviçit
zotëronte çdo të drejtë për të masakruar një popull, që nuk ka gjuhë, zakone, tradita,
sikurse të sllavëve, ndërgjegjja nacionale shqiptare thirri në skenën e historisë
së saj, bijtë, nipat më të mirë të Kosovës kreshnike, për t’u tubuar rreth mëmëdheut
në emigracion, për t’iu gjendur pranë në ditët më të vështira. Dardania kërkonte të
ripërtërinte vlerat e nacionalizmit të masakruar ndër shekuj nga sllavët dhe pushtuesit
e njëpasnjëshëm, që shkelën dhunshëm trojet shqiptare të Rrafshit të Dukagjinit e
Fushës së Kosovës.
Mbledhjet e elementit shqiptar në mërgim, nisën në disa
qytet e shtete të Amerikës. Tematika e debatet ishin të ndryshmet. Ishte koha kur
Balli Agrar, si antar me të drejta të plota në Lidhjen Internacionale të Katundarve
zhvillonte mbledhjen e Kongresit të tyre në Ëashington, më 1-2 shtator të vitit 1961,
duke pasur shumë të ftuar.
Shumë të rinj kosovarë, me ideale të pastra atdhetare
në shpirt, të gjendur në udhëkryqin e jetës patriotike, mundën më së fundi që të gjejnë
strehëzën e tyre, që ishte “Lidhja III e Prizrenit”, që nga ana e saj po jepte shenjat
e parë të rizgjimit të ndërgjegjës nacionale, nën frymën e traditën e mirëfilltë të
Lidhjes së Parë dhe të Dytë të Prizrenit 1878-1943-1962. Situata e nxehtë politike,
tensioni midis njerëzve me streset e bartura nga vendlidnja, bënë, që në fillim, shumë
njerëz ta kuptonin me vështirësi arkitetin, themeluesin dhe drejtuesin e parë të Lidhjes
III të Prizrenit në mërgim Ismet Ukë Berisha. Këto të rinj kosovarë ende ishin të
pavendosur, se çfarë rruge do të merrnin, mbasi në diasporë vepronin disa parti politike
dhe organizata me qëllime pozitive, për të mbrojtur kudo fatet e kombit. Por kjo,
nuk do të thoshte, se midis tyre nuk kishte ndonjë element që punonte me zell e përkushtim
për Atdheun. Me dashje ose jo veprimtaria e ndonjë përsoni kishte rrëshqitur nga qëllimi
fisnik, për të cilën kishte braktisur vendlindjen, familjen, miqtë, të afërmit, dhe
çonte ujë në mullirin e armikut shekullorë sllav. Por, një fjalë e urtë popullore,
se “delja që shkëputet nga tufa e ha ujku” .
Ismet Berisha së bashku me dashamirësit
e përkushtuesit e çështjes nacionale, u përpoqën që të bënin sa më shumë të rinjë
ushtarë të fateve të atdheut, të mbushur me energji, mbasi të tillë ishin edhe ato
vetë. Sigurisht, rruga dhe arritja e qëllimit patriotik nuk ishte aq e lehtë. Ismeti
me gjithë fis kishte humbur pjesën më të madhe të njerëzve të zemrës, të vrarë nga
sllavokomunistët. Koka e tij dhe shokëve të idealeve atdhetare në Jugosllavi ishte
shumë e kërkuar dhe me çmim të lartë. Ai u provokua, për t’u asgjësuar fizikisht nga
agjentët e UDB-së që jo rrallë flisnin serbisht. Amerika çdo ditë e vit, mbushej me
shqiptarë të rinj të trojeve etnike, ku shumë prej tyre kishin ardhur nga Kosova,
kampet e grumbullimit të Austrisë, Italisë. Ata e njihnin mirë gjendjen e atdheut
të robëruar. Ismeti, regjistronte me kujdes çdo burim informacioni, përmes emigrantëve
politikë.
Më 1961, në Beograd ishin mbledhur përfaqësuesit e shteteve neutrale,
Nehru, Sukarno, Naseri, Burgiba, Selasija. Duke përfituar nga situata e re politike,
u propozua nga Ismet Berisha, të hartohet një Memorandum dhe të dërgohet menjëherë
në kryeqytetin jugosllav, përfaqësuesve të lartë të shteteve neutrale pjesëmarrëse.
Jugosllavia ishte shkëputur nga Bashkimi Sovvjetik dhe ishte një shtet neutral. Ishte
menduar, që një kopje t’i dërgohej kryetarit Tito, si notë proteste ose rezolutë për
keqtrajtimin e dënimin kolektiv, që po i bënte shqiptarëve në Kosovë. Ndoshta ky përbën
rastin e parë të protestës dikrekte, që nacionalisti demokrat Ismet Berisha me guxim
i dërgoi Konferencës Internacionale, që fliste e diskutonte për shtetet neutrale,
në një kohë që vetë vendi organizator e mikëpritës shtypte me kërbaç liritë dhe të
drejtën e vetëvendosjes së popullit kosovar.
I ligështuar çdo ditë për fatin
tragjik të vëllezërve kosovarë nën Jugosllavi, propozimin Ismet Berisha ua paqiti
përfaqësuesve të Lidhjes Kosovare, si: Prof. Luan Gashi, Halit Maqi, Ramazan Turdiut
etj. Mirëpo përfaqësuesit e lartë të Ballit Agrar për SHBA, u shprehën, se në fillim
duhet pyetur Prof. Vasil Andoni në Itali dhe kryetari i Ballit Agrar në Francë Prof.
Abaz Ermenji. Koha nuk priste, sepse gjendja e rëndë në trojet etnike nuk duronte
një zvarritje të pakuptimtë, për vendime, që kërkonin shumë muaj e vite. Nga ana e
tjetër, duhet thënë, se një pjesë e të rinjve kosovarë të ardhur rishtas, ishin të
dëshpëruar. Meqenëse në Beograd, mbledhja e shteteve neutrale merrte fund pas dy-tre
ditëve, propozuan përveç protestës me shkrim, qysh tashti Lidhja Kosovare, të ketë
fonde të posaçme, të cilat me kujdes duhet të administrohen e shfrytëzohen për çështje
të Kosovës nën kthetrat e nazizmit të ri sllav.
Mbledhja mori fund në sallonin
e Hotelit “Sheraton Internacional” Washington D.C. Në fund u zgjodh ekipi përfaqësues,
me këto emra: Prof. Luan Gashi, Abdyl Henci, Mehmet Krileva, Dr. Fatos Gashi, Isuf
Azemi, Isa Vranica, Kadri Bajrami dhe Ismet Berisha. Menjëherë filloi aksioni për
grumbullimin e ndihmave, të cilat iu dorëzuan për administrim më 1961 Kadri Bajramit
dhe Ismet Berisha. Për Ismetin kishin filluar shqetësime të reja, të cilat kërkonin
vrull rinor, energji mendore e fizike. Ai ia doli mbarë për 40 vjet me radhë, si themelues,
ushtarë besnik i Lidhjes së Prizrenit për Kosovën e trojet etnike. Ismet Berisha,
sapo u kthye nga Ëashingtoni, gradualisht organizon tubimin e mbarë kosovarëve. Më
20 tetor 1962 nacionalisti Ismet Ukë Berisha shpall themelimin e “Lidhjes III të Prizrenit”
në mërgim, meqenëse në vendlindjen Kosovë ishte e pamundur aktiviteti i saj.Ai nuk
ishte i vetëm në rrugën e vështirë, por gjeti përkrahjen e njerëzve të shquar të komunitetit
mbarëshqiptar. Një kontribut e ndihmë të drejtpërdrejtë dhanë Prof. Rexhep Krasniqi,
Kapidani i Mirditës Ndue Gjon Marku, Prof. Nexhat Peshkopia, Vasil Germeni dhe Mexhid
Dibra. ( New York, 2003 )