2008-06-09 18:02:19

Ati i Shenjtë hapi kuvendin kishtar të dioqezës së Romës mbi shpresën ungjillore


(09.06.2008 RV)Sonte në orën 19.30, Papa Benedikti XVI hapi kuvendin kishtar të dioqezës së Romës me temë: “Jezusi është ngjallur. Të edukojmë me shpresën në lutje, veprim, vuajtje”. Kuvendi u zhvillua në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran. Është hera e katërt, që Papa merr pjesë në një kuvend të tillë, në dioqezën ku ai vetë është ipeshkëv. Në ndërhyrjet e mëparshme, Ati i Shenjtë i ka këshilluar meshtarët e laikët të dëshmojnë bukurinë e Ungjillit, të Vërtetën e tij e forcën e lirisë, që rrjedh prej tij në familje, shkolla, ndër më të dobëtit e në fusha të ndryshme të shoqërisë. Po kujtojmë këtu, atë që pat thënë më 12 qershor 2007:
“Dëshmitari i Krishtit nuk transmeton thjesht informacione, por është i përfshirë personalisht në të vërtetën, që ua propozon të tjerëve dhe përmes koherencës së jetës së vet bëhet pikë e besueshme referimi. Por ai nuk vë në qendër vetveten, por Dikë që është pafundësisht më i madh se ai, të cilit ia ka besuar veten dhe ia ka eksperimentuar mirësinë”.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.