2008-06-07 16:53:21

Papa: dialog ndërfetar i vërtetë vetëm ndërmjet personave të përgatitur që respektojnë fenë e tjetrit.


(07.06.2008 RV)Ati i Shenjtë priti në audiencë pjesëmarrësit e Plenares së Këshillit Papnor për Dialogun ndërfetar. Për të qenë i vërtetë – u tha atyre Ati i Shenjtë – dialogu ndërfetar duhet t’ia besojë veten fesë. Për këtë, nuk mjafton të shumëfishohen takimet ndërmjet personave me fe të ndryshme. Ai që nxit këtë dialog duhet të jetë i formuar mirë për këtë detyrë delikate. Vetëm nga një dialog i tillë ndërfetar mund të lindë vala e dashurisë dhe e solidaritetit për të varfërit e botës:
“Bashkëpunimi ndërfetar ofron mundësinë për të shprehur idealet më të larta të çdo tradite fetare. Ndihma për të sëmurët, për viktimat e katastrofave natyrore ose të dhunës, kujdesi për të moshuarit e për të varfërit: këto janë disa nga sektorët në të cilat bashkëpunojnë njerëz me fe të ndryshme. Inkurajoj të gjithë ata që frymëzohen nga mësimet e fesë së tyre për të ndihmuar të vuajturit e çdo shoqërie”.
Audienca tek Papa Benedikti XVI mbylli punimet e Asamblesë me titull “Dialog në veritate et caritate: Orientime baritorie”.







All the contents on this site are copyrighted ©.