2008-06-07 16:43:47

Kalendari liturgjik i javës së ardhshme


(08.06.2008 RV)Sot kalendari liturgjik i Kishës kremtoi të dielën X gjatë vitit e po sot përkujtoi edhe Shën Medardin, ipeshkëv i Nojonit.
 Përmes Fjalës së tij Hyjnore të kësaj së diele, Zoti na mëson se kulti jonë i vërtetë duhet të bazohet mbi dashurinë e përdëllimin ndaj të gjithë njerëzve, edhe ndaj atyre që nuk janë të afërm me ne.

Nesër më 9 qershor, kalendari liturgjik i Kishës përkujton shën Efremin, diakon e doktor i Kishës, shenjtorët Prekë e Feliçani, martirë;

Të martën e ardhshme më 10 qershor, kalendari i Kishës përkujton shën Landerikun, ipeshkëv i Parisit, shën Censurionin dhe të Lumët Diana de Andalò e Enriku  i Bolcanos.

Të mërkurën më 11 qershor bie festa e shën Barnabës, apostull. Po atë ditë përkujtohet edhe shën Paola Frasineti.

Të enjten e ardhshme më 12 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Leonin III, papë, shën Onofrin, oshënar e shën Gaspër Bertonin;

Të premten më 13 qershor, përkujtohet festa e shën Andout të Padovës, meshtar françeskan e doktor i Kishës. Kjo festë kremtohet në mënyrë të jashtëzakonshme edhe nga shqiptarët, siç dëshmojnë shumë Kisha e shenjtërore kushtuar këtij shenjti, prej të cilave po përmendim dy shenjtoret më të njohura në trevat shqiptare: shenjtoren e Laçit në Shqipëri dhe atë të Gjakovës në Kosovë.

Të shtunën e ardhshme më 14 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Elizeun, profet dhe shën Valerin e Rufinën.

Të dielën e ardhshme më 15 qershor, bie e diela XI gjatë vitit kishtar e kalendari liturgjik përkujton edhe këta shenjtorë: Shën Viton, martir, shën Bernardin e Mentones e shën Gjermanën.







All the contents on this site are copyrighted ©.