2008-06-05 16:53:04

Mbi fjalët e Benediktit XVI në Engjëllin e Tënzot, reflektim i Eugjenia Libratores, rregulltare e Bijave të Zemrës së Krishtit.


(05.06.2008 RV)“Secili nga ne, kur ndalohet në heshtje, ka nevojë të dëgjojë jo vetëm rrahjen e zemrës së vet por, më në thellësi, rrahjen e një zemre tjetër të besueshme, të perceptueshme me ndjenjat e fesë e gjithsesi shumë më reale: praninë e Krishtit, zemrës së botës. Ju ftoj, prandaj, të gjithëve të përtërini gjatë muajit qeshor, devocionin për Zemrën e Krishtit, duke vlerësuar edhe lutjen tradicionale të kushtimit të ditës e duke pasur parasysh edhe ndjetet që i kam propozuar mbarë Kishës”. Kështu, në lutjen e Engjëllit të Tënzot të së dielës së kaluar, Benedikti XVI u kujtoi gjithë të krishterëve se tradita e Kishës ia kushton muajin qershor Zemrës së Krishtit, simbol i fesë së krishterë. Ja si shprehet për këtë devocion, shumë të ndjekur nga populli i krishterë, si edhe nga mistikët e teologët, motra Eugjenia Libratore, anëtare e Këshillit të përgjithshëm të Kongregatës së Bijave të Zemrës së Krishtit:

Përgjigje: - Nuk është zemër simbolike. Për ne, Bijat e Zemrës së Krishtit, bëhet burim i jetës, sepse nga kjo Zemër marrim gjithçka: marrim jetë, shëlbim, nxitje për t’ia dhuruar vetveten Zotit e të tjerëve. Kjo Zemër na kujton çdo ditë se duhet t’i ngjajmë Krishtit, sepse devocioni për Zemrën e Jezusit nuk ka në bazë praktikat fetare: ka lidhjen e ngushtë me këtë Zemër, ka përshpirtërinë kristocentrike, që duke ndjekur Krishtin, të mëson si të sillesh me Hyjin-Atë, i cili na jep paqen e përditshme, gëzimin e të jetuarit, për të shkuar, pastaj, tek vëllezërit e për t’u shërbyer me këtë frymë, me bindjen se Zemra që adhurojmë, na shikon!







All the contents on this site are copyrighted ©.