2008-06-05 16:53:15

Kardinali Bertone do të vizitojë Bjelloriusinë më 18 deri më 22 qershor.


(05.06.2008 RV)Më 18 deri më 22 qershor, sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, do të shkojë për vizitë zyrtare në Republikën e Bjellorusisë. Gjatë qëndrimit të tij në tokën Bjelloruse - sipas një note të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë – Hirësia e Tij do të takohet me përfaqësuesit e qeverisë, do të kryesojë kremtime liturgjike dhe çaste të tjera lutjesh në kryedioqezën e Minsk-Mohilevit, të Pinksit e të Grondos dhe do të takohet me anëtarët e Konferencës ipeshkvnore bjelloruse.








All the contents on this site are copyrighted ©.