Takimi i FAO-s: propozimet e para për zgjidhjen e krizës ushqimore
(04.06.2008 RV)Por ç’u vendos sot në takimin e FAO-s, ku janë të pranishme
183 vende. Teknikët kanë përpiluar një dokument programatik prej 1,7 miliard dollarësh,
i cili propozon të zgjidhë problemin e krizës ushqimore në 7 hapa. Do të veprohet
në 20-30 vende, duke i dhënë përparësi Afrikës. Së pari, analiza e fenomenit dhe rishikimi
i politikave të ndihmës për bujqësinë e të kufizimit të eksportit. Më pas, themelimi
i rrjetit për sigurinë e ndihmave humanitare, për furnizimin me fara, me plehra dhe
infrastruktura bujqësore. Për këtë fazë do të duhen 930 milion dollarë (55% e kostos
së përgjithshme). Hapi i katërt ka të bëjë me përfshirjen e sektorit privat, me investime
për bujqërit e vegjël. Më pas, formimi i rezervave botërore, koordinimi më i mirë
dhe asistencë teknike në nivelin global, rajonal e kombëtar. Së fundi, krijimi i një
grupi ekspertësh për të kontrolluar që plani të zbatohet me të vërtetë dhe ashtu siç
duhet.