2008-06-04 17:28:51

Kardinali Tauran: po hartohet një dokument i ri mbi vijat orientuese për dialogun ndërfetar.


(04.06.2008 RV)Filloi sot paradite në Romë mbledhja plenare e Këshillit Papnor për dialogun ndërfetar me temë “Dialogu në vërtetësi e në dashuri: orientime baritore”. Gjatë punimeve do të flitet edhe për hartimin e një dokumenti të ri mbi vijat orientuese të dialogut me fetë e tjera. Plenaren e hapi kryetari i dikasterit, kardinali Zhan Lui Toran i cili theksoi se, si besimtarë, e dimë që Zoti është një i vetëm e se i jep kuptimin e fundit jetës sonë e historisë së njerëzimit. Prandaj të gjithë jemi të impenjuar të kërkojmë të vërtetën. Ta duam. Ta mbrojmë. Ta transmetojmë.
Për këtë arsye – vijoi Hirësia e Tij – ka ardhur koha që t’u jepen barinjve dhe besimtarëve disa orientime të përgjithshme, që duhen pasur parasysh në situata të veçanta. Në bazë të këtyre orientimeve do të jenë dhjetë urdhërimet e Tënzot, gramatikë universale, të cilën të gjithë besimtarët mund ta përdorin në lidhjet e tyre me Hyjin e me të afërmin.







All the contents on this site are copyrighted ©.