2008-06-04 17:29:02

Kardinali Sandri bën thirrje që të krishterëve lindorë t’u garantohet liria fetare.


(04.06.2008 RV)“Bashkësia ndërkombëtare duhet t’u garantojnë të gjithë të krishterëve, posaçërisht atyre të riti lindor, të drejtën ta praktikojnë lirisht besimin e tyre fetar”. Këtë thirrje bëri kardinali Leonardo Sandri, prefekt i Kongregatës për Kishat Lindore, me rastin e përurimit në Lurdë, të Shtëpisë maronite ‘Shën Maria, Yll i Lindjes’. Lajmin e jep gazeta vatikanase ‘L’Osservatore Romano’. Kardinali kërkon impenjimin e të gjithëve, për sigurimin e paqes e të drejtësisë në Lindjen e Mesme.







All the contents on this site are copyrighted ©.