2008-06-04 18:45:15

Dita ndërkombëtare për fëmijët e pafajshëm, viktima agresioni


(04.06.2008 RV)RealAudioMP3 4 qershori është shpallur nga OKB-ja si “Dita ndërkombëtare për fëmijët e pafajshëm, viktima agresioni”. Kjo ditë kremtohet në kuadrin e “Dhjetëvjeçarit ndërkombëtar për Paqen e për kundërshtimin e dhunës ndaj fëmijëve në botë”, shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së për periudhën 2001-2010. Në mikrofonin tonë prof. Xhovani Puljizi, kryetar i Komisionit Kombëtar Italian UNESCO:
Viktimat e para të dhunës e të luftës janë fëmijët. Besoj se sot është e rëndësishme që Kombet e Bashkuara të tërheqin vemendjen ndaj kësaj gjendjeje. Në këtë kuptim, mendoj se UNESCO ka të drejtë ta bashkojë temën e kulturës për paqen me atë të zhvillimit të qëndrueshëm. Të gjitha konfliktet në nivelin ndërkombëtar, por edhe në atë lokal, vijnë për arësye mbijetese, nga shfrytëzimi jo i rregullt i burimeve natyrore. Zhvillimi duhet të mbajë parasysh se pasuritë e planetit shërbejnë për krejt globin e jo për të ashtuquajturën botë perëndimore. Flukset e mëdha emigruese të viteve të fundit, që zhvendosin breza të tërë nga një vend në tjetrin, tregojnë se ka diçka që nuk funksionon në ekuilibrin botëror e në politikat e zhvillimit të qëndrueshëm. Të punojmë për vendosjen e këtij ekuilbri do të thotë të punojmë për paqen.







All the contents on this site are copyrighted ©.