2008-06-04 17:28:40

Deklaratë e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë lidhur me kërkesat për audienca, paraqitur Papës nga presidentët dhe kryeministrat, mbledhur në Romë për Konferencën e FAO-s.


(04.06.2008 RV)Lidhur me disa deduktime gazetareske që qarkulluan këto ditë, Salla e Shtypit e quan të nevojshme të saktësojë se Ati i Shenjtë nuk ishte në gjendje t’i përgjigjej pozitivisht kërkesës për audiencë private, paraqitur nga presidentët dhe kryeministrat e mbledhur në Romë për takimin e rangut të lartë mbi ushqimin, organizuar nga F.A.O., për shkak të numrit të madh të kërkuesve, të mungesës së kohës e të impenjimeve të paracaktuara. Me këtë rast, kardinali Sekretar i Shtetit, i shkroi personalisht secilit nga të interesuarit, duke u shprehur keqardhjen e Shenjtërisë së Tij për pamundësinë e takimit personal në këtë rrethanë dhe duke pohuar gatishmërinë për t’i pritur në të ardhmen.
Kujtojmë se nuk kemi të bëjmë me një praktikë të re, sepse që në prill të vitit 2006 Sekretaria e Shtetit u pati komunikuar Misioneve Diplomatike, të akredituara pranë Selisë Apostolike, se do të ishte tepër e vështirë të pranoheshin kërkesa të tilla për t’u pritur në audiencë me rastin e konferencave e të kongreseve ndërkombëtare.







All the contents on this site are copyrighted ©.