Papa njofton për ‘Ostensionin e Sindonës’. Dioqezit të Torinos, sot shtegtar në Romë,
i kërkon t’ia besojë pa frikë veten Krishtit.
(02.06.2008 RV)Në pranverën e vitit 2010 Sindona do të ekspozohet përsëri për
t’u nderuar nga besimtarët. Këtë kuptim ka fjala ‘Ostension’. Njoftimin e dha vetë
Papa sot paradite, në audiencën me 7 mijë besimtarë të dioqezës së Torinos, shtegtarë
te Varri i Shën Pjetrit, të shoqëruar nga kryeipeshkvi, kardinali Severino Poleto,
në përfundim të Vitit kushtuar ‘Redditio Fidei”- “Rizgjimit të fesë’: “Në se
Zoti do të më japë jetë e shëndet, shpresoj të vij edhe unë – tha Papa dhe në
vijim theksoi: - Do të jetë një rast shumë i përshtatshëm – jam i sigurtë – për
kundruar këtë Fytyrë misterioze, që heshturazi i flet zemrës së njerëzve, duke i
ftuar të njohin Fytyrën e Hyjit i cili ‘e deshi aq shumë botën, sa të jepte Birin
e tij të vetëm, që kushdo beson në të, të mos vdesë, por të ketë jetën e pasosur”.