Një tufë me vargje kushtuar Zojës së Bekuar nga poetët shqiptarë
(31.05.2008 RV)Êmni i Zojës
1 Nuk dij se cillës termale ‘í
ditë tue shkue E nji landtari njitej vasha e lume, Njitej pa kênë kundrue ke
trolli i gzue I njaj shtatxânmje s’motnueme. 2 E, mbasi u fal
me atê, e cilla e priti Me shum njerzí, tue dhânun lavde Zotít: Mue kanë me
m’ quejtun t’lume, brohoriti, Fiset e dheut gjatë motit. 3 Deh !
se n’ç’qetsi kto fjalë koha madhshtore T’i ndiejte atë herë i kishte vû prej serit! O
kshill i ynë i ngathët ! Oh e rrêjshme p’rore Mende shqyrtuese e nierit. 4
Na dishmitarë qi mbasandej mbi dhé Krejt ndodhi puna mbas fjalës s’ate s’lume; Na
ruejtë shelbimit, n’shkollë t’hyjnuehsme lé T’t’ vertetavet t’amshueme, 5
Na e dijm, o Zojë, se veç e Hyj’ i lumnueshem E mbajti atë besë qi e dhae
ti n’brohori, Njai qi t’a msoi : per né fort í madhnueshem Âsht êmni i yt,
Marí. 6 Per né Nana Zotit don me thânë njai êmen: T’falemi, o e lume:
‘i êmen qi t’i gjajë I cilli burrë e pat ja e cilla fêmen, Ja qi per ngjet
t’i a mbajë? 7 T’falemi, o e lume: t’cillat mote t’ngrata S’e ndien
atë êmen tue e permendun valle? Kur kjé qi at’ êmen djalit s’ia mësoi tata? T’cilla
termale e zalle 8 Tue e thirrë s’e ndien? Jo veç se bota e vjeter Bán
kishat t’ ua me madhní ndertue, Por e Kolombit, edhe, bota tjeter Ushqen t’devoçemt
t’ue. 9 Pertej sa dete, e m’ t’cillat djerre kputet Nji lule e eger
e aq e irnueme bojet T’lterit t’and, me uzdajë gjithkush kú lutet. Qi mos
t’i njohe trojet? 10 O Zojë, o Virgjin, o Shêjtneshë unjí, Se ç’êmna
t’bukur gjuha e robit t’ruen! Mâ se ‘i fis n’zâ per armë e per lumni Pajtore,
o Zojë, tý t’quen. 11 Tý kúr t’agojë, e n’mbramjet prej prendimit, E
kúr t’jét dita n’gjysët, edhe m’atë herë Kumbonët t’pershndeten, çetët tue thirrë
t’kshtenimit Me t’dhanun lavd e nderë. 12 Nder friga t’mnershme,
t’cillat i a qet nata, T’ permendë tý fmija; tuj u dridhë detari, Thellimi
kúr luron e bjen shtergata, Kah Ti prírë sýt, qyqari. 13 N’atë
gji t’andin, t’lumnueshmin, o Zojë, grueja Lott e perbuzun i riton, e shkreta, Edhe
i ankon, o e lume, nder kambë t’ueja T’gjitha fshâmet e veta: 14 Ankohet
Tý, qi, t’lutnat ndien e ankimet, Jo porsi i ndien ky sheklli i ynë i zí, E
dhimben e t’ pushtedshmit s’dán prej dhimbet T’ t’ ligshtit qi fshân n’vobsi. 15
Ti vetë, dikúr, o e lume, pate kjá: As kurr njai váj nuk ka per t’u harrue: Enè
perflitet sot me sot: e prà Kaq mot m’tâ ka kalue. 16 Per ditë
enè perflitet e lotohet Gjithkah: per gzime qi ké pasë mbi dhé Tash edhe bota
rrokull me tý gzohet, Si t’ishte ‘i punë e rè. 17 Kaq duhej t’u
levdote Nane e t’Lumit Edhe m’kto zaje t’ona posë gjith robit; Kaq Zoti desht
me e vû mbi gjith t’naltuemit Ketë vajzë lé n’fis t’Jakobit. 18 O
ju Evrej, o t’namun posë gjithkuej, O t’shtypnit ju njaj mnije s’gjatë mizore, Â
nuk ka dalë ajo prej fisit t’uej Qi na e nderojm n’therore? 19 Â
s’âsht dere s’Davidit ? Ke ajo menden Profetët e patne n’letra, kúr t’amshueme T’artat
shêje t’njaj Virgjine permenden T’ngrehna m’mretnì t’shemtueme. 20 Deh!
‘iherë ka’ Âjo secilli jush le t’siellet, Qi Âjo t’u pshtojë, qí t’vett s’i djerrë
n’ketë dhé E fis e kómb mos t’jét kah vrân e kthillet Qi sot mos t’kndojë
me né: 21 T’ falemi o e para mbas Tenzot Marija, O Drandofille,
o Hýll qi ruen rrezikut, Si dielli e zgjedhne, e rrebtë porsi ushtrija Rreshtue
per báll t’anmikut.
Atë Gjergj Fishta OFM; ‘Vallja e Parrizit’, fq.
104-107