2008-05-30 19:05:36

Kriza ushqimore në takimin EuropAfrika


(30.05.2008 RV)RealAudioMP3 Gjatë dhjetë vjetëve të ardhshme çmimet e ushqimeve do të mbeten të larta dhe mund të sjellin urinë për miliona vetë në botë. Ky është parashikimi i raportit OCSE-FAO, i paraqitur në Paris, në prag të konferencës së nivelit të lartë të FAO-s, javën që vjen. Këtë gjendje e vuajnë me tepër prodhuesit e vegjël e fshatarët e vendeve afrikane. Për arësyet të dëgjojmë Nora Mek Keon, koordinatore e fushatës EuropAfrika:
Sigurisht, që një nga arsyet është prodhimi i biokarburanteve, që i zënë tokën prodhimeve për ushqim. Pastaj ekziston edhe spekullimi financiar i ndërmarrjeve shumëkombëshe të biznesit bujqësor, për kontrollin e pjesës më të madhe të zinxhirit të ushqimeve. Gjithsesi, problemi bazë është se që prej 20 vjetësh janë zbatuar politika të gabuara neoliberiste, që i kanë detyruar vendet afrikane t’i hapin tregjet e tyre ndaj një konkurrence të padrejtë me bujqësinë e shteteve të tjera. Kështu, ato nuk i mbështesin më prodhuesit e vegjël të Jugut të botës, duke i lënë në vështirësi të mëdha.







All the contents on this site are copyrighted ©.