2008-05-30 18:27:23

Ati i Shenjtë ipeshkvijve të Mianmarit: uroj që ndihmat ndërkombëtare të arrijnë faktikisht tek viktimat e ciklonit Nargis e të favorizohet edhe rindërtimi i vendit.


(30.05.2008 RV)RealAudioMP3 Një urim që Kisha birmane të mos ketë frikë në të sotmen, as në të ardhmen, por t’i përballojë vështirësitë e persekutimet, duke mos e humbur kurrë besimin në Zotin e natyrisht, edhe në mbështetjen nga ana e të gjitha Kishave të tjera të botës. Kështu e përfundoi Benedikti XVI fjalimin drejtuar ipeshkvijve të Mianmarit, të cilët i priti sot në audiencë, në përfundim të vizitës së tyre ‘ad Limina’. Papa i kushtoi vëmendje të veçantë situatës në vendin e dëmtuar rëndë nga cikloni Nargis, duke u ndaluar sidomos tek vështirësitë për shpërndarjen e ndihmave. Shenjtëria e Tij i nxiti ipeshkvijtë t’i studiojnë mirë planet baritore për drejtimin e bashkësisë së vogël katolike vendase, në të cilën lulëzojnë thirrjet për rrugën meshtarake dhe të kenë marrëdhënie sa më të mira me budistët.







All the contents on this site are copyrighted ©.