2008-05-29 19:10:15

Në Stokholm, konferencë mbi Irakun


(29.05.2008 RV)Në Stokholm po zhvillohet Konferenca ndërkombëtare mbi Irakun. Kryeministri Al Maliki kërkoi anullimin e borxheve të jashtme dhe heqjen e sanksioneve ndërkombëtare, të cilat janë vendosur që në kohën e regjimit të Sadam Hyseinit. Të pranishmit deklaruan se është e nevojshme një siguri më e madhe në Irak, e ardhmja e të cilit duhet të karakterizohet nga pajtimi kombëtar, kompromisi politik, respektimi i ligjit në të gjitha nivelet dhe nga respektimi i të drejtave të njeriut. Vëmendje e veçantë i duhet kushtuar mbrojtjes së grave dhe të pakicave, shpesh viktima të dhunës e vështirësive.







All the contents on this site are copyrighted ©.