2008-05-29 19:05:48

Kosovë: BE-ja optimiste për ndarjen e roleve me OKB-në e NATO-n


(29.05.2008 RV)Vazhdojnë në Bruksel diskutimet ndërmjet Bashkimit Evropian, OKB-së dhe NATO-s për administrimin e përbashkët të Kosovës. Problemi qëndron në zëvendësimin e përsonelit ndërkombëtar me atë evropian të Eulexit, mision që duhej të kishte përfunduar disllokimin në vend brenda 15 qershorit, dita e shpalljes së Kushtetutës kosovare. Në të vërtetë, procesi mund të përfundojë në vjeshtë, për shkak të vështirësive ligjore dhe të kundërshtimeve të Rusisë. Dje, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap De Hop Skefer u takua në Nju Jork me homologun e tij në OKB, Ban Ki-Mun. Po mbi këtë argument, nesër Ban Ki- Mun do të takohet në Stokholm me përfaqësuesin e lartë evropian për politikën e jashtme dhe sigurinë, Havier Solana.








All the contents on this site are copyrighted ©.