2008-05-28 18:57:29

Imzot Rosario Menona mbushi 102 vjet: është ipeshkvi më i vjetër në botë.


(28.05.2008 RV)Mbushi 102 vjet dje ipeshkvi më i moshuar i botës. Është fjala për imzot Antonio Rozario Menonën, ipeshkëv nderi i Muro Lukanos, në Itali. Pas pak ditësh do të kremtojë edhe 80-vjetorin e meshtarisë.
Dje familjarët ia kremtuan ditëlindjen e 102-të duke prerë një tortë gjigande, mbi të cilën u ndezën 102 qirinj. Imzot Menoma u emërua ipeshkëv në vitin 1955 nga papa Piu XII. Për 21 vjet me radhë qe ipeshkëv i Leçes. Mori pjesë edhe në Koncilin II të Vatikanit.







All the contents on this site are copyrighted ©.