Një tufë me vargje kushtuar Zojës së Bekuar nga poetët shqiptarë
(27.05.2008 RV)Ndër kambë Tua
Ndër kambë tua, Zoja Mërí, Janë
tue ardhë, qe, tanë bijtë tú; Merr dhantinë, që me dashtëní Zemra e jonë, o
Nanë, t’ kushton. Por n’ mos kjoshin zemrat tona Aq të bardha, porsi
lili: Ti je Nana gjithë e jona, Tjetër shpirti s’ na kërkon. Nanë
e dashtun, Nanë e lume, Nanë e Zotit n’ ty mishnue, Ti e din mirë se n’ jetë
t’ shkretnueme, Zemra e eme, o Zojë, ankon. Ty, o e qiellve bukuria,
Ty, që ndrite porsi diell, T’ falet, Zojë, t’falet, Maria, Zani i
em, kah lavde t’ kndon. Shek’lli e ferri, ah! sa mundohen Me m’ vû prita, n’
mëkat me m’ rrxue; As un’ s’ kam se kuj i ankohem, Veç Ty, o Nanë, që t’ mirën
m’ don. Kur kah ti un’ sytë i priri, Ngjallem n’ zemer plot uzdajë;
Zojë, prej teje na rrjedh hiri, N’për ty shpirti, o Nanë shenjtnon. Due
me t’ dashtë, me t’ dashtë gjithhera, M’u ndezë flakë n’ dashtëní per ty; Me
t’ avitë due zemra tjera Me t’ kndue ‘i lavd që ty t’ madhnon. Ardhët,
po, ardhët, ah! shpejt ardhët dita, Qi i shkatërruem prej shekllit t’ mjerë,
Fluturim, si gjithherë prita, Ardhsha atje, ku ti lumnon. E atje n’ qiellë,
po para fronit Shpirti em tue u permbysë, Ka me u gëzue përgjithmonit: Tjetër
zemra, o Nanë s’ m’ dishron.