2008-05-27 16:56:57

Kardinali Banjasko në Asamblenë e 58-të të përgjithshme të KII: të kontribuosh në diskutimin publik në emër të Ungjillit, nuk e kërcënon karakterin laik të shtetit.


(27.05.2008 RV)Shtegtimi i Papës në SHBA, kumtimi i Krishtit në gjirin e të rinjve, temat e aktualitetit italian e, në radhë të parë, problemet që krijohen nga emigrantët, ishin disa nga argumentet kryesore që preku kryetari i Konferencës Ipeshkvnore Italiane, kardinali Angelo Banjasko, duke hapur Asamblenë e 58-të të përgjithshme të kësaj konference. Hirësia e Tij foli edhe për emergjencën ushqimore në botë, për ngritjen e çmimeve, për varfërimin material të miliona njerëzve, por sidomos për ‘anestezinë e madhe të shpirtërave’, pasojë e kulturës nihilistike, që krijon një zbraztësi shkatërrimtare, duke e shtyrë njeriun në rrugën e drogës e të alkoolit. Ndërsa rruga e vërtetë është Krishti, i cili e zgjon zemrën e fjetur të njeriut dhe i dhuron një jetë, që meriton të jetohet.







All the contents on this site are copyrighted ©.