2008-05-27 16:56:28

Imzot Volante pas fjalëve të Papës në Engjëllin e Tënzot: ‘Më shumë solidaritet për përballimin e urisë në botë’.


(27.05.2008 RV)RealAudioMP3 Selia e Shenjtë ndjek me vëmendje të veçantë emergjencën ushqimore, që ndjehet fort prej disa muajsh, posaçërisht ndër vendet në rrugë zhvillimi. “Kush ushqehet me Bukën e Krishtit, nuk mund të qëndrojë indiferent para atij të cilit, në ditët tona, i mungon buka e përditshme ” – theksoi Papa në lutjen mariane të së dielës. Mbi këtë situatë të vështirë, në mikrofonin tonë, reflekton imzot Renato Volante, vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë FAO-s:

Përgjigje: - Selia e Shenjtë është shqetësuar gjithnjë shumë për çështjen e mungesës së ushqimit në botë. Ka bërë vazhdimisht përpjekje ta sensibilizojë bashkësinë ndërkombëtare për ta zgjidhur këtë problem, shpesh herë dramatik, pa harruar të aktivizojë organizatat e saj, për të ndihmuar popullsitë që vuajnë për arsye nga më të ndryshmet, si thatësira e fenomene të tjera natyrore.
Në këtë ças drithërat përdoren për bio-karburantë, gjë që do të thotë t’i heqësh nevojtarëve bukën e gojës, të shtosh numrin e njerëzve të uritur, për të arritur ca qëllime të tjera. Ka edhe nga ata që mendojnë se një fenomen i tillë është normal, sepse ky ushqim që përdoret për bio-karburantët, do të mykej, duke u bërë i papërdorshëm, për shkak të mungesës së mjeteve që krijojnë mundësitë për ta çuar atje ku uria vret. Por a është etikisht e pranueshme të përdorësh ushqimin për qëllime të tjera, në një kohë kur mijëra njerëzve u mungon buka e përditshme? Kjo bukë është një e drejtë natyrore themelore, ndërsa gjërat e tjera janë të dorës së dytë.

Pyetje: - Ç’propozon Selia e Shenjtë për t’i bërë ballë kësaj situate?

Përgjigje: - Të gjithë njerëzit, të gjithë burrat e gratë e tokës duhet ta kuptojnë gjithnjë më mirë se janë anëtarë të së njëjtës familje të madhe, se janë krijesa të Zotit me të njëjtat të drejta e detyra. Pandaj duhet të jemi solidarë me të gjithë njerëzit!







All the contents on this site are copyrighted ©.