2008-05-24 18:43:58

Maji marian e kinez: reflektim i drejtorit tonë të përgjithshëm, Atë Federiko Lombardit.


(25.05.2008 RV)Papa deshi ta theksojë personalisht, me disa akte devocioni, muajin e Majit, tradicionalisht marian. Nga Rruzarja, së cilës i priu në bazilikën e Shën Marisë së Madhe të shtunën e parë, tek vizitat në Shenjtëroret mariane të Savonës e të Gjenovës e tek kremtimi përfundimtar, që parashikohet të mbahet në Sheshin e Shën Pjetrit. Nuk kemi të bëjmë me devocion sentimental ose, më keq akoma, mitologjik. Është një përpjekje për të rigjetur tek Nëna e Jezusit rrugën kryesore, që na ndihmon për ta vënë mishërimin e Zotit në qendër të jetës sonë, e – siç shton Papa Benedikti – të kohës sonë e të qyteteve tona. Duke shuar etjen në kundrimin e jetës së Krishtit, mund të freskohet edhe shoqëria, që nga marrëdhëniet e përditshme, e të pastrohet nga shumë forca negative.
Por sivjet, më 24 maj, kujtimi i Marisë ‘ndihma e të Krishterëve’, shumë e nderuar në vende të ndryshme, e posaçërisht në shenjtëroren e Sheshanit, pranë Shangait, më e njohura në Kinë, Papa na tregoi ndjetin për një lutje të posaçme: pikërisht për Kishën në Kinë. Në lutjen mariane horizonti bëhet universal: Krishti, duke dhënë shpirt, na la të gjithëve në duart e Nënës. Katolikët kinezë dëshirojnë me ngulm ta shprehin lirisht fenë e tyre, në sa populli kinez vuan nga tragjedia e tmerrshme e tërmetit. E ndjekim vendin më të populluar të botës me vëllazëri e solidaritet, duke i dëshiruar të mirën e tij njerëzore e shpirtërore. Është e drejtë të shpresojmë në marrëdhënie të qeta ndërmjet Selisë së Shenjtë e Kinës, sepse Kisha mund të jetë vërtetë kineze e, njëkohësisht, vërtetë katolike. Shenjat pozitive nuk mungojnë. Të lutemi që Nëna e Kinës, e Azisë, e Kishës, të na shoqërojë e të na ndihmojë në këtë udhë.







All the contents on this site are copyrighted ©.