Një tufë me vargje kushtuar Zojës së Bekuar nga poetët shqiptarë
(23.05.2008 RV)Urata e atdhetarit shqyptar. Zojës së Këshillit të Mirë.
1
T’falem, o Zojë ! – Shqypnija Sot teper keq ka ngelun, Gjithkush
po don me e shkelun, Gjithkush pa gjýq i a bân. Nji mik kurrkund s’po e ká Qi
zot me i dalë nder t’ kqija; T’gjith moti i shkon tue kjá; N’lot t’rîme buken
han. 2 E prá ato nânat t’ona Na kanë pasë thânë q’n’fminí Se
ksajë s’mjeres Shqypní Gjithmonë Ti i ké dalë zot; Se ajo Tý t’ka Pajtore, Se
as heret, as ne e vona Ti kurr s’e ké lshue dore: S’e lae me dnesë nder lot. 3
Po e pse na t’kqí qillueme E t’zhyem nder faje e vese; Ti mâ s’po perkujdese Per
ketë t’mjeruemin vend, Kú shpata e Gjergj Kastrjotit N’ato kohët e kalueme Vetoi
nder lufta t’Zotit, Si rrfeja mbi dervend? 4 Ah! jo, o Ti Nâna e
hirit! Pse sado t’kqí qi jemi, Nuk don me thânë se s’kemi Tager n’projtimin
t’And. Ti streha jé e mkatnorvet, Ti krah perpara Birit U bâhe p’rherë fajtorvet Me
humbun s’don kurrkand. 5 Ani, prá sod prej qiellet Kú jé rrethue
me hire, Sýnin mbí né Ti prire Plot mshirë e ambelcim; E mos premto qi i
huej Pa frigë nder né të siellet; Të lirë Shqypnin na e ruej Me nderë e
me lulzim. 6 Ndritjau menden Shqyptarvet, Qi t’lidhin besë e fé
E si motit p’r Atdhé T’qindrojn kta me gajret: Qi mos t’u dhimbet jeta
Per t’mbrojtun dhén e t’Parvet: Qi t’mbájn p’rherë ka’ e verteta Kû e shêjtë
detyra i thrret. 7 Punen siellna per s’mbarit, Mos lên qi zija e
dâmi, Morija, vêmja e grâmi, T’randohen këtij dheut; E bân qi Feja t’njallet Me
Shpresë n’zêmer t’Shqyptarit, Qi flakë Dashtnija t’kallet, N’Atdhé të Skanderbeut. 8 Jo, po; na e dijm, o Zojë, Se gjâ e Jotja âsht Shqypnija, E se
vetë Perendija Fatin e sajë n’dorë T’ la. Prandej t’a lypë Tý ndera Shqypnis
m’i u bâ mburojë, Me i dalun zot perhera Të lirë me e ruejtë gjithka’. 9
T’a dijsh, prá, o Nânë e Kshillit Se, t’mirë a t’kqí, si t’jemi, Jem
t’Ut me gjithshka kemi, Me shpirt, me Atdhé, me trup; Se ndihmë prej Teje presim
Mbi tokë e shtekut t’ qiellit, Se shpresen m’Tý veç pshtesim : N’daç pshtona,
n’daç na hup. Atë Gjergj Fishta OFM; ‘Vallja e Parrizit’, fq. 33-35