Në Ulqin, përfundoi simpoziumi “Shasi i lashtë, munument i kulturës”.
(22.05.2008 RV)Më 16 e 17 maj, në kuadrin e manifestimit të 5-të ‘Pranvera
në Anë të Malit’, organizata jo-qeveritare ‘Ora’, organizoi sesionin shkencor “Shasi
i lashtë, monument kulture”. Morën pjesë 14 studiues të njohur nga Mali i Zi,
Shqipëria e Kosova të cilët, me punimet tyre shkencore, hodhën dritë të re mbi Shasin
në fushën e historisë, të arkeologjisë, të fesë, kulturës, gjuhësisë e të demografisë.
Kryeipeshkvi i Tivarit, imzot Zef Gashi, në kumtesën “Shasi i lashtë, monument
kulture shpirtërore”, mbajtur me këtë rast, theksoi: “ Të vetëdijshëm për begatinë
e së kaluarës së Shasit, ne mundohemi t’ia rikthejmë vlerat historike, arkeologjike,
kulturore e shpirtërore, si njerëz që i gëzojmë këto treva, pavarësisht nga pëkatësia
fetare, sepse të dyja fetë, të cilave u përkasim, kanë si bazë të përbashkët monoteizmin”.Përveç
arritjeve të reja në fushat e lartpërmendura, që do të botohen në një libër të veçantë,
sesioni pati si qëllim edhe sensibilizimin e opinionit për mundësitë e zhvillimit
të turizmit kulturor.