2008-05-21 18:13:22

Hapet në Universitetin Papnor Urbanian, Kongresi i Fakulteteve të Komunikimeve në Universitetet katolike.


(21.05.2008 RV)Fillon nesër, në Romë, pranë Universitetit Papnor Urbanian, Kongresi ndërkombëtar i Fakulteteve të Komunikimit në Universitetet katolike, me temën e identitetit dhe të misionit të këtyre fakulteteve në shoqërinë e sotme pluraliste.
Marrin pjesë përfaqësues të 40 universiteteve katolike, nga mbarë bota. Nuk ka për qëllim të nënvizojë, siç bëhet zakonisht, aspektin teknologjik të komunikimeve shoqërore. Nuk është ky problemi kryesor. Problem kryesor mbetet ai njerëzor, sepse komunikon njeriu, jo teknologja, sado e përparuar dhe e suksesshme të jetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.