2008-05-20 18:10:45

Tadiç fitimtar zyrtar i zgjedhjeve në Serbi


(20.05.2008 RV)Shpallen rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të 11 majit në Serbi. Koalicioni për Serbinë evropiane i presidentit Tadiç ka fituar 39,21% të votave, Partia Radikale Serbe e ultranacionalistit Tomislav Nikoliq 35%, ndërsa koalicioni i kryesuar nga ish-kryeministri Vojisllav Koshtunica 11,11%. Partia Liberal Demokratike me të cilën mund të bashkohet në aleancë Tadiç ka fituar gati 7% të votave. Por, presidentit të Serbisë i duhen edhe votat e socialistëve për të formuar mazhorancën që do të qeverisë vendin. Loja e numrave është akoma e hapur.

Pas zërave se disllokimi i misionit evropian Eulex në Kosovë do të shtyhet për më vonë, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i ka bërë thirrje sekretarit të përgjithshëm OKB-së, Ban Ki-Mun të sqarojë përfundimisht çështjen. Për shkak të kësaj gjendjeje, në Kosovë ekziston një pushtet i dyfishtë, ai ndërkombëtar i OKB-së dhe ai evropian, i përfaqësuar nga funksionarët e sapoardhur në vend.







All the contents on this site are copyrighted ©.