Një tufë me vargje kushtuar Zojës së Bekuar nga poetët shqiptarë
(20.05.2008 RV)Shkodra Zojës
1 Atë botë mbi Shkoder kúr
mâ i bukur dielli Ndritte, e larg nâmi ksajë mbi tokë kumote, Perpara elterit
t’And Shkodrani fielli Vite, e tý lavde me haré t’këndote.
2 E
kúr mbi Shkoder xû m’u muzgun qielli E per tê t’vshtira m’u endun stinë e mote, Me
Tý Shkodrani zêmren prap e kthielli, Kah gurt e elterit t’And me lot rigote.
3
Por edhe sod qi Shkodra pshtjellë âsht n’zí E jeten si n’nji vorr ajo âsht
tue shkue, Shkodrani Tý po t’ngrehë nji Tempull t’ ri.
4 A ‘imend,
prá, o Zojë, se doret ké me e lshue Shkodren e mjerë, e se edhe s’ké me ndí’ Dhimbë
per Shkodranin, kurr qi s’t’ka harrue ?
Atë Gjergj Fishta OFM; ‘Vallja
e Parrizit’, fq. 62