2008-05-18 18:53:54

Një tufë me vargje kushtuar Zojës së Bekuar nga poetët shqiptarë


O Mëmë, o Bijë, o Nuse

Ó mëmë, ó bijë, ó nuse,
e s’parës Dashurí,
te qielli mosnjerí
ká nderin çë ké ti.

Me qozmë e me të mira
një lum për týj buroi.
Vërteta i hírit kroi,
e i bukurís jé ti.

Çë kúr në mênt i jerdhe,
të deshi yn’ Zot te qielli;
edhe s’ish dhezur dielli,
çë na gëzon nani.

S’ish dheu me pemë e lule;
s’kish zënë edhe qëroi;
po ç’atëherë kroi
i hírit kleve ti.

Në prán u bëre mëmë,
ti mbete edhe e pangarë;
se faji i mëmës s’parë
ngë la ndonj’ shênk tek ti.

Pushtetin e pasosëm
me týj yn’ Zot dëftoi.
Vërteta i hírit kroi
e i bukurís jé ti.

Rreth kryethit tat të bukur
ké hýjzish një kurorë;
nën këmbëzen si borë
dreqin e zí ké ti.

Dridhet ai e shtrëmbonet
thêmbrën më kot tue t’zënë.
Ngà yn’ Zot e pati thënë
se kish’ t’e shtypje ti.

Kush thot se ti i glet diellit,
e kush se hënxës s’rè;
kush thot se e qosme jé
me gjithë t’mirat ti.

Në ti për fajet t’mí
tyt Bíri i lyp ndëjesë,
se shpejt m’i fal kam besë,
se të merr vesh ai.
 Besonj se, prej së jëmës,
dhëmbim do t’két për mua
çë t’ truhem týj; se krua
i dashurís jé ti.

Shkruar nga Zef Skiró







All the contents on this site are copyrighted ©.