2008-05-16 17:32:57

Emigracioni shqiptar në Itali, në mes të masave për sigurinë. Me ne sociologu Rando Devole


(16.05.2008 RV)Gjithnjë e më i ashpër në Itali debati për sigurinë e emigracionin klandestin. Sot, Ministri i Brendshëm italian, Roberto Maroni, në fjalën që mbajti për Festën e Policisë në Romë, deklaroi se duhet ndërhyrë me vendosmëri për të evituar që zemërimi të bëhet më i fortë se rregullat e bashkëjetesës civile, në mënyrë që të mos përsëriten episode dhune si sulmi kundër një kampi romësh në Napoli, pasi një vajzë rom u përpoq të rrëmbente një fëmijë të vogël. Dje, forcat e rendit kanë arrestuar qindra të huaj në të gjithë Italinë, me akuzën për vjedhje, shitje droge, prostitucion dhe emigracion klandestin. Po diskutohet edhe vendosja e klandestinitetit si krim penal, pavarësisht se nga Kisha katolike e organizata të tjera vullnetarësh që punojnë me emigrantët bëhet gjithnjë e më i fortë kundërshtimi i kësaj hipoteze.
Dje, duke pritur në audiencë pjesëmarrësit në mbledhjen plenare të Këshillit Papnor për baritorinë e emigrantëve dhe endacakëve, Papa Benedikti XVI bëri thirrje të krijohen kushtet e përshtatshme për bashkimin e familjeve të emigrantëve. Kisha – tha Papa - është gati të ndihmojë jo vetëm emigrantin, por edhe familjen e tij, duke e parë si bashkësi dashurie e faktor integrimi. Në këtë kuadër, cila është panorama e emigracionit shqiptar në Itali? Pyetëm Rando Devolen, sociolog shqiptar në sindikatën CISL…RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.